By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Taravari: Së shpejti fillojmë me mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturën time për president
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Taravari: Së shpejti fillojmë me mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturën time për president
Maqedoni

Taravari: Së shpejti fillojmë me mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturën time për president

admin
Last updated: 15/02/2024 14:08
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Gostivar, 15 shkurt – Kandidatura për president të shtetit e liderit të Aleancës për Shaiptarët (ASH) dhe kryetar i komunës së Gostivarit Arben Taravari që e publikoi sot do të dorëzohet me nënshkrime të mbledhura nga qytetarët, sepse, siç tha, nuk kanë mjaft deputetë për mbështetje.

“Duhet të marrim nënshkrime sepse nuk kemi numër të mjaftueshëm deputetësh. Shpresoj së shpejti, kur të fillojnë edhe afatet ligjore dhe për një, dy ditë t’i mbledhim dhjetë mijë nënshkrimet e nevojshme”, tha Taravari në konferencën për shtyp.

I pyetur për atë se ç’farë fushate do të udhëheq dhe çfarë pret nga kundërkandidatët, ai përmendi se fushata evropiane është alternativa e vetme për vendin.

“Ne kemi hyrë në këtë garë dhe jemi gati të përballemi me të gjtihë kundërkandidatët. Respekt ndaj secilit që do të kandidohet. Besoj se do të kemi fushatë evropiane. Le të themi atë për të cilën jemi angazhuar të gjithë tashmë një kohë të gjatë. Pa dyshim se alternativa e vetme për Maqedoninë e Veriut është rruga evropiane. Bëjmë garë politike dhe kushdo që fiton do të urojmë njëri-tjetrin”, tha Taravari në pyetjen e gazetarëve për kundërkandidatët.

Ai përmendi se nuk do të jetë bartës i listës së kandidatëve për deputetë edhe pse kjo i është ofruar edhe në takimin e fundit të koalicionit të bllokut opozitar shqiptar të partive politike. Taravari beson se do të hyjë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

“Nuk mund të jem edhe kandidat për president edhe bartës i listës. Të jem i sinqertë Bilall Kasami nga Besa ishte korrekt në negociata dhe ofroi të zgjidhnim atë që donim, por edhe të gjitha partitë tjera nga koalicioni ynë. Së bashku analizuam dhe sollëm konkluzion se është më i rëndësishëm se 24 prilli, kur ne me siguri do të shkojmë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale”, tha Arben Taravari.

Rreth hapave të ardhshëm për koalicionin dhe marrëveshjet parazgjedhore, Taravari theksoi se ka partnerë me të cilët tashmë të shtunën do të arrijnë marrëveshje përfundimtare dhe siç thekson, do të ndajnë ndryshimin e shumëpritur në bllokun politik shqiptar.

Kandidatura e Taravarit është propozim i Kryesisë së ASH-së, ndërsa ka mbështetje nga partitë opozitare të shqiptarëve, të bashkuar në koalicionin “Lidhja Europiane për Ndryshime” (LEN). Në shpalljen e kandidaturës Taravari, mes tjerash theksoi se “ka ardhur koja që shteti të ketë president shqiptar, jo teknik por të vërtetë”. Kemi mundësi, theksoi, që diversitetin në vendin tonë ta shndërrojmë në art të bashkëjetesës dhe harmonisë.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ukrainasit kryejnë sulm ajror mbi qytetin rus Belgorod
Next Article Deklaratë solemne e prokurorit publik Lupço Kocevski në Kuvend – transparenca është parim bazë në programin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?