By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tre të katërtat e qytetarëve ndërmarrin masa për siguri kibernetike, më shumë të shqetësuar për keqpërdorimin e të dhënave personale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Tre të katërtat e qytetarëve ndërmarrin masa për siguri kibernetike, më shumë të shqetësuar për keqpërdorimin e të dhënave personale
Maqedoni

Tre të katërtat e qytetarëve ndërmarrin masa për siguri kibernetike, më shumë të shqetësuar për keqpërdorimin e të dhënave personale

admin
Last updated: 22/02/2024 18:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 shkurt – Përafërsisht tre të katërtat ose 72.5 për qind e qytetarëve në vend marrin masa sigurie kur përdorin internetin në pajisjet e tyre. Tetëdhjetë për qind prej tyre shfrytëzojnë program antivirusal, më shumë ata me arsim më të lartë, si dhe ata të moshës 35 deri në 55 vjeç.

Këtë e tregojnë rezultatet e anketës së opinionit publik të qytetarëve të Qendrës kombëtare për reagim ndaj incidenteve kompjuterike MKD-CIRT pranë Agjencisë për komunikime elektronike realizuar në periudhën prej 20 tetorit deri më 6 nëntor të vitit të kaluar duke përdorur metodën CAPI – anketë në terren me ndihmë kompjuterike në ekzemplarë prej 1400 të anketuarve.

“Përafërsisht tre të katërtat ose 72.5 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se marrin masa sigurie kur përdorin pajisjet e tyre. Shumica e të anketuarve, ose 80.0 për qind që marrin masa sigurie përdorin një program antivirus. Nëse merren parasysh të gjithë të anketuarit, 58 për qind përdorin program antivirusal”, thuhet në informacionin e  AKE-së.

Shumica ose 86.5 për qind e të anketuarve përditësojnë programet, aplikacionet dhe sistemet operative në pajisjet e tyre. Të anketuarit më të rinj dhe ata me një shkallë më të lartë arsimimi përditësojnë pajisjet e tyre në një përqindje më të lartë.

Për sa i përket përditësimit, siç thuhet në anketë, në më shumë se një të tretën ose 37.1 për qind, pajisja është vazhdimisht në përditësim automatik, ndërsa rreth 45 për qind i pranojnë përditësimet pas leximit të plotë ose të pjesshëm të kushteve.

Pak më shumë se tre të katërtat ose 78.6 për qind e qytetarëve përdorin një fjalëkalim për të hyrë në pajisjet që përdorin. Ky është më shumë rast tek të rinjtë dhe ata me nivel më të lartë arsimor. Rreth 20 për qind nuk munden, domethënë nuk dinë të njohin një fjalëkalim të sigurt.

“Përafërsisht gjysma e të anketuarve, 48.4 për qind i mbajnë mend fjalëkalimet dhe nuk i shkruajnë ato, ndërsa rreth një e treta i shënojnë në një fletore ose i mbajnë në kompjuter ose celular. Për më tepër 15 për qind e të anketuarve ruajnë fjalëkalimin e hyrjes në shfletuesin e internetit”, zbulon sondazhi.

Të anketuarit përdorin kryesisht internetin në pajisjen e tyre celulare rreth 99 për qind dhe në kompjuter 75,4 për qind, ndërsa të moshuarit dhe ata me një nivel më të ulët arsimor, përdorin më pak kompjuter dhe lloje të tjera pajisjesh për të hyrë në internet si tabletë dhe TV. 

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Edhe Maksim Dimitrievski i bashkangjitet garës për president
Next Article Seancë konstituive e Këshillit Nacionale për Zhvillim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?