By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Edhe Maksim Dimitrievski i bashkangjitet garës për president
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Edhe Maksim Dimitrievski i bashkangjitet garës për president
Maqedoni

Edhe Maksim Dimitrievski i bashkangjitet garës për president

admin
Last updated: 22/02/2024 18:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 shkurt – Lista e kandidatëve për president për zgjedhjet presidenciale të 24 prillit dhe 8 majit po zgjerohet. Të ditur zyrtarisht janë bërë edhe katër kandidatë të tjerë të cilët vijnë si propozime të partive politike. Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë me ministrin aktual për punë të jashtme, Bujar Osmanin. Kandidaturën e Osmanit e kumtoi kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti.

“Me Bujarin po e nisim referendumin më të rëndësishëm të kohës dhe betejën e radhës për ta fituar besimin tuaj që ta zgjedhim Presidentin në Kuvend me shumicë të dy të tretave të votave dhe me Badinter, për të realizuar vizionin tonë për President konsensual.”- deklaroi Ali Ahmeti – Kryetar I BDI-së.

Për kandidate për president është vetparaqitur edhe deputetja Gordana Siljanovska Davkova. Ajo ka aplikuar në thirrjen publike të VMRO-DPMNE-së për kandidat për president, por e njëjta siç tha, pa dijen e saj janë mbledhur edhe 30 nënshkrime nga deputetët e po kësaj partie.

“Vendosa ose u kandidova për presidente e Republikës së Maqedonisë. Kuptohet, kandidatura fillimisht do të gjendet para konventës së VMRO-DPMNE-së për shkak se statuti i tyre ka procedurë specifike demokratike dhe atje nga 2/3 e të pranishmëve, me shumicë absolute, kandidatura duhet të kalojë me të vërtetë para KSHZ-së.”- tha Gordana Siljanovska Davkova – Deputete VMRO-DPMNE.


Përpos Siljanovskës, si kandidate tjetër femër, për herë të parë në histori të Maqedonisë, për president do të garojë edhe një kandidate nga komuniteti boshnjak. Bëhet fjalë për Mersiha Smailoviq, si kandidate e Lidhjes Demokratike Boshnjake. Smailoviq është juriste dhe pjesë e aktiviteteve civile. Ajo më tepër është aktive në fushën e përfaqësimit të të drejtave të njeriut.


Si kandidat tjetër për president, do të jetë edhe kryetari i Lëvizjes “Znam”, Maksim Dimitrievski. Ai vjen si propozim i bordit ekzekutiv të partisë, sepse siç thonë, Dimitrievskin e konsiderojnë si mbrojtës i identitetit dhe babai I kombit.

“Bordi ekzekutiv I Lëvizjes Znam – për Maqedoninë tonë, solli vendim që t’i propozojë kongresit të parë, kandidat për president të Maqedonisë nga radhët e “Znam”, të jetë, z.Maksim Dimitrievski.”- tha Nikolla Memov – Zëdhënës “Lëvizja Znam”.

Sa i përket LSDM-së, ata me shumë mundësi përsëri do të garojnë me presidentin aktual, Stevo Pendarovski, i cili ka qenë më i propozuari nga degët komunale të partisë. Kështu, fushata presidenciale do t’i përballë përsëri kandidatët e raundit të dytë nga zgjedhjet e kaluara ku atëherë Pendarovski fitoi betejën përballë Siljanovskës. Kandidatë të tjerë për president janë Arben Taravari nga VLEN, Velo Markovski si i pavarur dhe Biljana Vankovska nga Levica. Që të gjithë kandidatët për president, do të duhet të mbledhin 10mijë nënshkrime nga qytetarët, duke filluar nga nesër e deri më 8 mars. Afati për dorëzimin e kandidaturave është deri më 19 mars.

You Might Also Like

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave

Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria

Incidenti me Himnin në Pustec, Tedi Blushi reagon ndaj qëndrimit të Ramës

Nafta 60 lekë më lirë, qytetarët e Dibrës drejt Maqedonisë së Veriut, radhë në Bllatë

Pagesa online për të huajt që u kapën nga “Safe City”! 8 sportele në Tabanocë, por sërish ka ankesa për pritje të gjata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Përleshje me armë në Çair, ka të arrestuar e të lënduar
Next Article Tre të katërtat e qytetarëve ndërmarrin masa për siguri kibernetike, më shumë të shqetësuar për keqpërdorimin e të dhënave personale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?