By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Seancë konstituive e Këshillit Nacionale për Zhvillim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Seancë konstituive e Këshillit Nacionale për Zhvillim
Maqedoni

Seancë konstituive e Këshillit Nacionale për Zhvillim

admin
Last updated: 22/02/2024 18:19
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 shkurt – Në Qeveri sot është mbajtur seanca konstituive e Këshillit Nacional për Zhvillim, si pjesë e strukturës drejtuese për Strategjinë Nacionale Zhvillimore, e cila përfshin aspekte ekonomike, sociale, ekologjike dhe kulturore të zhvillimit të shtetit tonë në dy dekadat e ardhshme.

Në kuadër të strategjisë janë përcaktuar gjashtë fusha strategjike me qëllime dhe prioritete strategjike për secilën prej tyre.

“Strategjia Nacionale e Zhvillimit e pasqyron gjithë përfshirjen e shtetit tonë. Ky proces përgatitej për gati tre vite, ku morën pjesë rreth 14.000 qytetarë, mbi 250 përfaqësues nga institucionet nacionale, 70 kryetarë komunash, 50 deputetë nga pushteti dhe opozita, përfaqësues të odave ekonomike, organizatave të shoqërisë civile, mbi 500 përfaqësues të grupeve të margjinalizuara dhe të cenueshme, si dhe më shumë se 1000 të rinj dhe anëtarë të organizatave rinore”,  ka thënë në seancë kryeministri teknik Talat Xhaferi.

Ai ka theksuar se me Strategjinë Nacionale të Zhvillimit hapen mundësitë, por edhe krijohen kapacitete për qëndrueshmërinë e shoqërisë në menaxhimin e pasigurisë dhe rreziqeve në rritje në botë, si edhe për t’u përballur me trendët globalë, siç janë ndryshimet klimatike dhe transformimi digjital. 

“Strategjia nënkupton një konsensus shoqëror për atë se cilat janë interesat tona shtetërore dhe si do t’i arrijmë të njëjtat. Të gjitha këto zotime janë në përputhje me aspiratat e Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por gjithashtu fuqishëm e demonstrojnë përkushtimin drejt arritjes së Objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm. Dokumenti strategjik do të na japë qartësinë dhe vizionin e nevojshëm për qëllimet zhvillimore të shoqërisë sonë. Tani të gjithë duhet të bëjmë përpjekje dhe të kontribuojmë, së bashku, për të ardhmen e vendit tonë”, ka theksuar Xhaferi.

Përgatitja e Strategjisë nacionale për zhvillim ka filluar në janar të vitit 2021, me iniciativë të zëvendëskryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të ngarkuar për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi dhe me çjesëmarjen e Ministrisë së Financave. Zbatohet me asistencën eksperte dhe teknike të UNDP-së, në koordinim me Zyrën e Koordinatorit të përhershëm  të Kombeve të Bashkuara, Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar dhe Ambasadën e Republikës së Sllovakisë. 

Nga Qeveria në kumtesë informojnë se pas zbatimit të një procesi intensiv konsultativ, u miratua Ligji për Strategjinë nacionale të zhvillimit nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut më  6 shkurt të këtij viti, me mbështetjen e deputetëve të pushtetit dhe opozitës nga pothuajse të gjitha partitë politike të përfaqësuara në dhomën ligjvënëse. Vendimi për themelimin e Këshillit Nacional për Zhvillim, si pjesë e strukturës drejtuese për Strategjinë Nacionale të Zhvillimit është miratuar në seancën e Qeverisë më 13 shkurt, ndërsa më 20 shkurt edhe Vendimi për emërimin e anëtarëve të Këshillit Nacional për Zhvillim.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Tre të katërtat e qytetarëve ndërmarrin masa për siguri kibernetike, më shumë të shqetësuar për keqpërdorimin e të dhënave personale
Next Article Vajza e Barack Obamas nuk po e përdor mbiemrin në karrierën prej regjisoreje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?