By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading:  Salah shkruan historinë te Liverpooli pas golit në ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Sparta Pragës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport >  Salah shkruan historinë te Liverpooli pas golit në ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Sparta Pragës
Sport

 Salah shkruan historinë te Liverpooli pas golit në ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Sparta Pragës

admin
Last updated: 15/03/2024 09:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ylli egjiptian, Mohamed Salah bëri histori në ndeshjen e Liverpoolit në Ligën e Evropës ndaj Sparta Pragëas në Anfield.

Liverpool fitoi me rezultat 6-1 ndeshjen kthyese të fazës së 1/8-tës së Ligës së Evropës duke kaluar tutje në çerekfinale.

Megjithatë, goli më i shquar i lojës ishte goli i tretë i Reds i shënuar nga ylli i ekipit, Salah, i cili i siguroi vetes një vend në historinë e klubit nga Anfield.

Me këtë gol, Salah u bë lojtari i parë i Liverpoolit që shënon 20 gola në të gjitha garat për sezonin e shtatë radhazi.

𝐇𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐲 for Mohamed Salah 👏

He becomes the first player to score 20+ goals in all competitions in seven successive seasons for Liverpool 🔥#UEL pic.twitter.com/gQKYVjZCQm

— Football on TNT Sports (@footballontnt) March 14, 2024

Salah është i pesti në listën e golashënuesve më të mirë në histori të Liverpoolit, pasi ka shënuar 206 gola në 336 ndeshje të Liverpoolit.

Roger Hunt (285), Gordon Hodgson (241) dhe Billy Liddell (228) janë përpara egjiptianit, ndërsa Ian Rush është golashënuesi rekord i klubit, pasi ka shënuar plot 346 gola për skuadrën nga Merseyside.

2017-18: 44
2018-19: 27
2019-20: 23
2020-21: 31
2021-22: 31
2022-23: 30
2023-24: 20

Mo Salah is the first Liverpool player to reach 20 goals in seven straight seasons 🍸 pic.twitter.com/9DCYgYUc3z

— B/R Football (@brfootball) March 14, 2024

Megjithatë, e ardhmja e Salah mbetet një pikë diskutimi në Anfield, me lojtarin në 18 muajt e fundit të kontratës së tij atje.

Reds refuzuan një ofertë verbale prej 175 milionë euro nga skuadra e Superligës Saudite, Al Ittihad për shërbimet e Salah verën e kaluar, dhe ky klub thuhet se është gati për të rinovuar interesin e tyre për lojtarin në verën e ardhshme.

You Might Also Like

Kosova sonte synon fitore ndaj Sllovenisë

FFK-ja gjobitet për “shkelje të lehtë” në ndeshje me Suedinë

Infantino sot në Kosovë, FFK: Ditë e madhe për vendin tonë

Enis Bardhi bëhet baba

Lavdrim Kasami ftohet në Kombëtaren U19 për miqësoret kundër Irlandës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Egla i “tështin” pa pushim Rozës në fytyrë: Kam alergji në fytyrën tënde
Next Article Motivi i vërtetë që shtyu Mason Mount të pranojë ofertën e Man Utd pas largimit nga Chelsea

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?