By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Maqedonia e Veriut e katërta në botë për kërkesa për azil në BE
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Maqedonia e Veriut e katërta në botë për kërkesa për azil në BE
Maqedoni

Maqedonia e Veriut e katërta në botë për kërkesa për azil në BE

admin
Last updated: 21/03/2024 12:27
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 mars – Edhe pse qeveria flet për rritje ekonomike dhe optimizëm për Bashkimin Evropian, qytetarët e Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të largohen me ritme që janë ndër më të lartat në botë, sa i përket numrit të popullsisë.

Sipas të dhënave zyrtare, Maqedonia vitet e fundit ka shënuar rritje të emigrimit në raport me popullsinë, duke e renditur në vendin e katërt në botë, pas Shqipërisë. Në vitin 2023, sipas Eurostat, aplikimet arritën rekordin e viteve të fundit, 6760.

Por, këto të dhëna tregojnë se për nga numri i popullsisë përkatëse, Maqedonia ishte e katërta në botë për sa i përket kërkesave për azil në raport me popullsinë.

Vendin e parë e mban Siria, si një vend që vuan prej vitesh pasojat e luftës civile. Ky vend kishte 874 kërkesa për 100 mijë banorë në vendet e BE-së në vitin 2023. Në vendin e dytë renditet Gjeorgjia, e cila kishte 668 kërkesa për azil në BE për 100 mijë banorë. Pothuajse gjysma e aplikimeve janë në Gjermani, e ndjekur nga Franca dhe Italia.

Cilësia e ulët e perceptuar e jetës duket të jetë arsyeja kryesore pse qytetarët e RMV-së, veçanërisht të rinjtë, vazhdojnë të ikin nga vendi me ritme të krahasueshme me vendet në luftë ose konflikt civil.

Kosova u rendit e 12-ta në botë, me 162 aplikime për 100 mijë banorë. Kërkesat për azil pritet të rriten ndjeshëm këtë vit, pas heqjes së vizave me vendet e BE-së.

Në Shqipëri, të dhënat e Eurostat tregojnë se Franca mbetet vendi më i preferuar për shqiptarët për të kërkuar azil, me 3530 aplikime, ose 38% e totalit në 2023. Gjermania është në vendin e dytë, me 2225 kërkesa ose 24% të totalit.

Intensifikimi i emigracionit vitet e fundit shkakton deformime të mëdha në ekonominë e vendit, për shkak të disponueshmërisë së fuqisë punëtore, e cila pengon planet e bizneseve për zgjerim dhe investim, uljen e konsumit dhe në planin afatgjatë, çekuilibrimin e mëtejshëm të skemës pensionale.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bullgaria rrit praninë e saj në Kosovë – dërgon kontingjent prej 100 trupash në misionin e NATO-s
Next Article Kombëtarja më e ‘keqe’ në botë humbi sërish – ajo nuk ka fituar në 138 ndeshje radhazi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?