By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mitreski u takua me delegacionin e Komisionit ad-hok të AP-së të KE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mitreski u takua me delegacionin e Komisionit ad-hok të AP-së të KE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve
Maqedoni

Mitreski u takua me delegacionin e Komisionit ad-hok të AP-së të KE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve

admin
Last updated: 27/03/2024 13:54
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 mars – Kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, sot realizoi takim me anëtarët e Delegacionit të Komisionit ad-hok të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët janë në mision dyditor parazgjedhor, kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Në takim ishin të pranishëm edhe Darko Kaevski, shef i Delegacionit të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Cvetanka Ivanova, sekretare e përgjithshme e Kuvendit.

Qëllimi i vizitës është ndjekja e përgatitjeve për zgjedhjet e dyfishta të ardhshme në vend, dhe në Komisionin ad-hok, siç theksoi shefi, deputeti zviceran Alfred Her, marrin pjesë nga një anëtar nga të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Asamblenë Parlamentare, përkatësisht Stefan Shenah nga Austria, Kris Said nga Malta, Selivaj Çelenk Ozen nga Turqia, Sibel Arsllan nga Zvicra dhe Xhozef O’Rejli nga Irlanda.

Duke iu referuar përgatitjeve për zgjedhje, kryetari Mitreski informoi se Kuvendi në periudhën e kaluar i ka ndërmarrë të gjitha hapat e domosdoshëm, në kuadër të kompetencave të tij, për të siguruar kushtet për zbatimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike. Ai informoi se me zgjedhjen e anëtarit të shtatë është kompletuar përbërja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, është miratuar Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor, duke zbatuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-së. Më tej ai i njoftoi anëtarët e Komisionit ad-hok me aktivitetet aktuale në Kuvend dhe afatet për fillimin e fushatës.

Bashkëbiseduesit, siç qëndron në kumtesë, shkëmbyen mendime për koalicionet parazgjedhore si dhe për çështjet që do të dominonin në fushatat zgjedhore. Në fund u shpreh besimi i përbashkët se zgjedhjet do të zbatohen në përputhje me standardet dhe praktikat më të larta evropiane.

Komisioni ad-hok i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare do t’i ndjekë proceset zgjedhore me 22 deputetë, të cilët do të jenë të pranishëm në vend në ditën e votimit më 24 prill dhe 8 maj, ndërsa raporti i tyre do të prezantohet gjatë sesionit të qershorit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. 

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Koalicioni VLEN: Shqiptarët nuk do t’ia falin Bujar Osmanit për rastin “Monstra”
Next Article Aksion qytetarë kundër BDI-së në Kumanovë / “Luaj-Fito-Emigro-BDI, “Poshtë BDI”, “Boll Mo”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?