By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nxënësit e shkollave të mesme nga Shkupi dhe Velesi diskutuan për temat që prekin të rinjtë, në finalen e aktivitetit edukativ “Kam qëndrim”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nxënësit e shkollave të mesme nga Shkupi dhe Velesi diskutuan për temat që prekin të rinjtë, në finalen e aktivitetit edukativ “Kam qëndrim”
Maqedoni

Nxënësit e shkollave të mesme nga Shkupi dhe Velesi diskutuan për temat që prekin të rinjtë, në finalen e aktivitetit edukativ “Kam qëndrim”

admin
Last updated: 27/03/2024 15:43
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 mars – Nxënësit e shkollave të mesme të tre shkollave kanë simuluar sot seancë plenare në kuadër të evenimentit final të aktivitetit edukativ “Kam qëndrim!”, mbajtja e të cilit është bërë praktikë e rregullt në Dhomën Ligjvënëse.

Nxënësit e shkollave të mesme nga SHMK “Koço Racin” – Veles, nga SHMMQSH “Pançe Karagjozov” dhe nga SHMEJQSH “Vasil Antevski Dren” diskutuan tri tema, dhe nuk munguan replikat dhe kundërreplikat si në seancë të vërtetë parlamentare.

Në rolin e gjykatëseve në finalen e sotme ishin deputetet Lidija Petkovska, Rashella Mizrahi, Dragica Gjavoçanova, Rina Aidari, si dhe udhëheqësja e Sektorit të Edukimit dhe Bibliotekës në Institutin Parlamentar, Ardita Jashari Bislimi.

Fitues të evenimentit final të sivjetshëm të “Kam qëndrim!” janë nxënësit e shkollës së mesme të “Vasil Antevski Dren”.

Aktiviteti edukativ “Kam qëndrim!”, i cili organizohet nga Instituti Parlamentar, është simulim i procesit të shqyrtimit të propozim-ligjit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kësaj radhe nxënësit në rolin e deputetëve diskutuan për tri tema që prekin drejtpërdrejt të rinjtë: “Nxitja e aktivitetit fizik tek të rinjtë”, “Siguria në komunikacionin rrugor” dhe “Papunësia e të rinjve”.

Aktivitetet në lidhje me “Kam qëndrim!” nisin në shkolla, ku takimet mbahen në udhëheqjen e mësimdhënësve-mentorëve. Nxënësit, të ndarë në tre komisione, diskutojnë për problem të caktuar politik dhe duhet të ofrojnë zgjidhje për të, të cilën duhet ta mbrojnë para nxënësve të tjerë.

Realizimi i suksesshëm i simulimit “Kam qëndrim!” kërkon përgatitje serioze dhe përkushtim nga ana e pjesëmarrësve. Për këtë qëllim, në kuadër të përgatitjeve për realizimin e aktivitetit, Instituti Parlamentar organizoi edhe punëtori ku mësimdhënësit fitojnë aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të zbatuar simulimin dhe i mentorojnë me sukses nxënësit.

Qëllimi i mbajtjes së aktivitetit edukativ “Kam qëndrim!” është afrimi i punës së Kuvendit dhe procesit të miratimit të ligjeve me popullatën e re, e cila do të kontribuojë në zhvillimin e vetëdijes së tyre për demokracinë dhe do t’i inkurajojë dhe përgatisë për kritika dhe përfshirje shoqërore dhe politike.

Kuvendi i RMV-së

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nis trajnimi i 4 mijë mësuesve, ekspertët: Kualifikimi ishte bërë i domosdoshëm
Next Article Petrovska: Në këtë ditë të vitit 2020 treguam se ku përkasim, duke u anëtarësuar në NATO zgjodhëm rrugën e stabilitetit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?