By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Pasnesër do t’i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Pasnesër do t’i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë
Maqedoni

“Pasnesër do t’i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

admin
Last updated: 16/04/2024 13:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gjyljeta Ukella u vra nga bashkëshorti i saj mëngjesin e së martës në qytetin e Pejës. Policia tashmë ka arrestuar të dyshuarin, Edmond Lajqi i cili gjendet në ndalim për 48 orë me vendim të Prokurorit.

Familjarja e viktimës në një lidhje direkte për “Kosova Today” në Klan Kosova, ka treguar se e ndjera ka lënë pas vetes dy vajza dhe një djalë.

Ajo ka treguar se viktima ka mbajtur tre punë për të mbajtur familjen.

“Gjyljeta ka qenë femër shumë e zonja ka pasur tre punë dhe është mundu me të gjitha forcat që ta mbajë familjen. Ajo e ka mbrojtur familjen, fëmijët dhe burrin dhe në fund u sakrifikua vetë për të gjithë”, tregoi familjarja në kushte anonimiteti.

Ajo ka shtuar se e ndjera ka pasur gjithmonë vuajtje, derisa shtoi se pasnesër do të mbushte 43 vjet.

“Bashkëshorti ka qenë pa punë, për një kohë të gjatë ka qenë në depresion, Gjyljeta e ka mbajt afër, është mundu me mjeku me i qëndrua pranë, me dashtë. Ajo ka dy vajza dhe një djalë, pasnesër do t’i mbushte 43 vjet. Nuk kam koment, ma rëndë nuk ka ku me shku për nënën, babanë e motrat e tre fëmijët që ka lënë”, rrëfeu ajo.

Familjarja ka shtuar se komunikimin e fundit me të ndjerën e kishte para dhjetë ditësh.

“Gjyljeta sot në mëngjes është zgjuar e ka pi kafen e mëngjesit dhe ka dashur të shkoj në punë. Fëmijët janë te prindërit e Gjyljetës. Jemi të gjithë të shokuar, sepse ka qenë një grua e mrekullueshme dhe shumë e fortë”, u shpreh familjarja e së ndjerës.

Ajo më tej shtoi se Gjyljeta pavarësisht vuajtjeve nuk u largua asnjëherë nga bashkëshorti i saj.

“Edi Lajqin, Gjyljeta e deshi shumë, dhe nuk deshi asnjëherë me ju nda. Por, ai që e deshi shumë ja mori jetën”, u shpreh familjarja mes lotësh.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Përkeqësohet moti të mërkurën, zonat më të rrezikuara nga përmbytjet në Shqipëri
Next Article Deklaroi se është e dashuruar jashtë Big Brother, Ronaldo Sharka zbulon të dashurin e Egla Cenos

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?