By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shëndeti nga ora në orë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Shëndeti nga ora në orë
Shëndetësi

Shëndeti nga ora në orë

admin
Last updated: 29/04/2024 08:16
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Mësoni si funksionon ora e brendshme dhe çka do të duhej të bënit në kohë të caktuar të ditës, e çka do të duhej të shmangnit.

Ekspertët konstatojnë që koha e ditës gjithsesi ndikon në shëndetin tonë.

Për çdo orë kolesterina, shtypja e gjakut, temperatura trupore dhe hormonet kanë nivele të ndryshme, ndërkaq secili nga ata faktorë ndikon në mënyrë të ndryshme në gjendjen tonë mendore, psikike dhe trupore.

Ju zbulojmë kohët kyçe gjatë ditës kur mund të paraqiten gjendjet e caktuara, dhe ju japim edhe këshilla se si të mbroheni.

Ora 6 e mëngjesit
Rreziku nga sulmi në zemër dhe tru fillon të rritet nga ora gjashtë e mëngjesit, ndërsa numri më i madh ndodh rreth orës 10 paradite. Hulumtimi që është publikuar në American Journal of Hypertension tregon që rreziku nga sulmi në zemër paradite është më i madh për 40 për qind, ndërsa nga ai në tru për 49 për qind. Konsiderohet që është kështu sepse trupi në atë kohë fillon aktivitetin dhe i duhet më shumë oksigjen. Kështu vihet deri te komponimet që rrisin tensionin e gjakut dhe kjo sforcon punën e gjëndrave veshkore të cilat janë përgjegjëse për sekretimin e kortizolit. E gjithë kjo rrit rrezikun nga sulmi në zemër te njerëzit që hyjnë në grupin e rrezikut.

7 e mëngjesit
Gihti shkaktohet nga niveli i lartë i acidit urik, i cili krijon kristale rreth nyjave dhe shkakton dhimbje. Hulumtimi rus i publikuar në revistën Chronobiology International zbulon që koncentrimi më i madh i nivelit të acidit urik në gjak është rreth orës shtatë në mëngjes. Më së paku është i pranishëm në orët e mbrëmjes, respektivisht rreth orës 23.

8 e mëngjesit
Simptomat e alergjisë, siç janë përlotja dhe hunda që rrjedh, janë më të këqija në mëngjes. “Shkaku i kësaj me siguri janë aktivitetet e para të mëngjesit, siç janë rregullimi i krevatit dhe punët e ngjashme që ngrenë pluhur dhe alergjenët tjerë të grimcave në ajër”, thotë Muriel Simmons nga organizata “Allergy UK”.

9 e mëngjesit
Nëse ju mundon migrena, sulmi i parë me siguri do t’ju kapë në mes orës tetë dhe nëntë në mëngjes, zbulon hulumtimi i shkencëtarëve nga klinika Cleveland. Hulumtimi i njëjtë tregon që sulmet janë më të rralla prej orës 20 deri katër në mëngjes. Shkencëtarët këtë e lidhin me rritjen e tensionit të gjakut në orët e mëngjesit sepse enët e gjakut në kokë zgjerohen, çka mund të shkaktojë kokëdhimbjen.

10 e mëngjesit
“Tendosja dhe dhimbjet në nyje janë më të shpeshta në mëngjes”, thotë dr. Alan Silman, drejtori i qendrës amerikane për artrit. Siç shpjegon ai, arsyeja me siguri është mungesa e aktivitetit gjatë natës. Megjithatë, ka mundësi që kjo është e lidhur edhe me nivelet e ndryshme të kortizonit dhe hormoneve

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ora 13
Sipas hulumtimit të shkencëtarëve nga Universiteti në Washington, temperatura e trupit është në kulmin në mes orës 13 dhe 16. Më saktë, është për dy shkallë më e lartë se ajo e mëngjesit. Kjo do të thotë që muskujt janë më elastik dhe që ka më pak probalitet për lëndime.

Ora 14
Koha më e mirë për ilaçe kundër astmës është ora 14. Pse? Ilaçi në atë kohë më së miri parandalon përkeqësimin e gjendjes gjatë natës, tregon hulumtimi i shkencëtareve nga Universiteti në Sao Paulo.

Ora 15
Sulmet e panikut më së shpeshti shfaqen në këtë periudhë të ditës. Rreziku i lartë nga gjendjet e tilla zgjat gjithnjë deri në ora 19.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ora 16
Simptomat e ftohjes, siç është kollitja dhe rrjedhja e hundëve janë në kulmin në këtë kohë të ditës. Një teori thotë që është për shkak të asaj që hormonet të cilat po ashtu prodhojnë antitrupa për luftë kundër infeksioneve janë më pak aktive pasdite.

Ora 21
Simptomat e të thatit në stomak janë më të forta në këtë kohë të ditës, dhe kjo ndodhë me siguri sepse lukthi tret ushqimin. Disa hulumtime kanë treguar që tabletat kundër problemeve të tilla janë më efikase nëse merren në orët e mbrëmjes.

Ora 22
Ekzemat dhe sëmundjet tjera të lëkurës janë më të këqijat në këtë periudhë. Shkencëtarët konsiderojnë që deri te kjo vjen sepse atëherë ndryshon temperatura e trupit.

Ora 23
Në këtë kohë femrat shtatzëna i kanë më së shpeshti dhimbjet. Konsiderohet që kjo ndodh për shkak të ndryshimeve në hormone, por ekziston mundësia që është edhe për shkak që trupi në këtë periudhë kohore është më i qetë se gjatë pjesës tjetër të ditës.

You Might Also Like

Mosngrënia e vakteve si ndikon në organizëm?

Kanella bën mrekulli ndaj shumë sëmundjeve

Tharja e rrobave në shtëpi, e dëmshme për shëndetin

Këto ushqime përmirësojnë shëndetin e duhanpirësve

Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes, kujdesi që duhet të tregoni

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Befason aktorja e njohur amerikane: Mbreti Charles III ka flirtuar me mua
Next Article ‘Nuggets’ pule nga furra: Kafshata të mrekullueshme të cilat nuk harrohen lehtë!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?