By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë
Sport

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

admin
Last updated: 02/05/2024 13:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Niclas Fullkrug shënoi golin e vetëm për fitoren e Borussia Dortmund kundër Paris Saint Germain të mërkurën mbrëma në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve dhe ky sulmues gjerman ka një rrugëtim vërtet interesant futbolli pas tij.

Edhe pse tashmë është 32 vjeç, vetëm tani ka dalë në skenën e madhe dhe po luan futbollin më të mirë të karrierës së tij. Deri në moshën 30-vjeçare, ai ishte kryesisht sulmues i kategorisë së dytë, dhe më pas paraqitjet e tij të shkëlqyera në Werder Bremen i dhanë një thirrje në kombëtaren gjermane, ku tani është sulmuesi i parë.

Fullkrug përfitoi nga një asistim i mrekullueshëm nga Nice Schlotterbeck mbrëmë për t’i dhënë Dortmundit një epërsi të ngushtë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër PSG.

Pas ndeshjes së dytë, ai gol mund të jetë më i rëndësishmi i sezonit për ‘Milionerët’ dhe t’i çojë në mënyrë sensacionale në finalen e Ligës së Kampionëve, gjë që as tifozët më optimistë të klubit nuk e kishin shpresuar këtë sezon.

Por, rruga e Fullkrug ishte vërtet e vështirë. Ai e filloi karrierën e tij në Werder Bremen dhe ishte pas një sezoni të mrekullueshëm në Bundesliga 2 që tërhoqi vëmendjen e shumë skuadrave evropiane. Ai qëndroi edhe një sezon te Werder dhe më pas u transferua te Dortmund, ku edhe këtë vit po bën shkëlqyeshëm.

Si lojtar i kategorisë së dytë, ai filloi të merrte thirrje në kombëtaren gjermane, ku shënoi 11 gola në 15 ndeshje dhe kështu çimentoi vendin e tij në Kampionatin Evropian.

Ndërsa luftonte për t’u vendosur në një gradë më të lartë, Fullkrug u përball me vështirësi të shumta. Ka një histori interesante nga një seancë stërvitore në Werder.

Përkatësisht, Fullkrug përfundoi në spital pas një aksidenti gjatë stërvitjes dhe shkak ishte përplasja me një shokun e skuadrës gjatë së cilës shokut të skuadrës i ngeci dhëmbi në ballë.

deixo aqui a curiosidade sobre o grandíssimo artilheiro da BuLi, Füllkrug: o apelido dele na Alemanha é "Lucke" (brecha, vão, espaço).

Por que? Bem… https://t.co/Y66oZchH2K pic.twitter.com/P5ZWNBDcy1

— Pedro (@color44tura) May 27, 2023

Përplasja aksidentale kokë më kokë ishte aq e rëndë sa që të dy duhej të shkonin në spital dhe mjekëve iu desh të nxirrnin një dhëmb nga balli i Fullkrug.

“Ishte shumë e rrezikshme për mua për shkak të kërcënimit të infeksionit të shkaktuar nga bakteret”, kujton Fullkrug për incidentin.

Interesant është edhe pseudonimi që mban Fullkrug. Përkatësisht, ai njihet si “Lucke”, që në gjermanisht do të thotë “bosh” apo “boshllëk”, dhe këtë e ka marrë për shkak të hapësirave të dhëmbëve të përparmë.

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Osmani: Për formimin e qeverisë nevojitet 61 deputetë, plus shumica e Badenterit
Next Article “Shiu pushonte dhe dilte dielli, kur në tribunë shfaqej udhëheqësi ynë Enver Hoxha”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?