By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Protestat e opozitës para Bashkisë, Teliti: Verdiktin do e japë populli, SPAK të bëjë drejtësi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Protestat e opozitës para Bashkisë, Teliti: Verdiktin do e japë populli, SPAK të bëjë drejtësi
Shqipëri

Protestat e opozitës para Bashkisë, Teliti: Verdiktin do e japë populli, SPAK të bëjë drejtësi

admin
Last updated: 06/05/2024 13:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë ditën e martë (7 maj) para Bashkisë së Tiranës për dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Për të folur mbi këtë çështje, i ftuar në studion e RTSH 24 ishte nënkryetari i këshillit Bashkiak, Dorian Teliti. Ky i fundit ka deklaruar se për sa kohë kryebashkiaku nuk zbaton ligjin për të raportuar para Këshillit Bashkiak në lidhje me pikëpyetjet me dosjen 5D dhe arrestimin e disa drejtorëve të Bashkisë, do të jetë populli ai që do të japë verdiktin.

“Mekanizmat tona janë ligjor, kemi të drejtë ti kërkojmë Kryetarit të Bashkisë të raportojë në Këshillin Bashkiak. Kryetari i bashkisë merr kërkesën dhe “e gris”, pra nuk e zbaton ligjin.

Duhej të ngrihej që në korrik 2023 Komisioni i Brendshëm i Kontrollit Financiar, përsëri refuzon.

Ky debat po tentohet të trajtohet si çështje politike nga kryebashkiaku.

I themi hajde kontraktojmë një kompani të huaj audituese private të bëjë transparencë, por prapë thotë jo. Por ai do i përgjigjet verdiktit të popullit. Kjo është arsyeja përse ne jemi në protestë,” u shpreh Teliti.

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, i bëri ndër të tjera thirrje SPAK-ut që të zbardhë dosjen 5D dhe të dënojnë përgjegjësit.

“SPAK ka detyrë të hetojë çfarë ka ndodhur.

kemi kërkuar që drejtësia të bëjë punën e vet, ku janë sot 30 milionë eurot e 5D? Ku janë 60 milion eurot që përmendte Ahmetaj?

Duam zbardhjen e së vërtetës, dënimin e personave dhe përmirësimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të Bashkisë.

E ka pranuar vetë kreu i ekzekutivit”, theksoi Teliti. 

Protesta ka mbajtur disa protesta para Bashkisë së Tiranë, të shoqëruara edhe me përplasje, e hedhje molotovi.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit
Next Article Goditet qendra e prostitucionit në Durrës, procedohen 4 shtetas shqiptarë e të huaj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?