By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin
Sport

De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

admin
Last updated: 06/05/2024 13:35
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Roma dhe Juventus kanë luajtur baras 1-1 në derbin e xhiros së 35-të në elitën e futbollit italian Serie A.

Trajneri i Romës, Daniele De Rossi pas ndeshjes tha se është i lumtur dhe krenar me paraqitjen e futbollistëve të tij ndaj Juvetusit.

De Rossi, theksoi se nëse ka një aspekt që skuadra e tij duhet të përmirësojë, është i të mos u ndrojturit pas një rasti apo goli të kundërshtarit.

“Unë ndjehem shumë i lumtur dhe krenar për skuadrën, sigurisht barazimet nuk na kënaqin gjithmonë. Por, sjellja e djemve në fushë është për t’u vlerësuar, duket që kanë dëshirën për të arritur gjëra të mëdha. Nuk tërhiqen kurrë pas. Janë katër apo pesë lojtarë që prej momentit që kam ardhur unë që mund të kenë luajtur 10.000 minuta. Zhvilluam një ndeshje të bukur, por mos harroni se edhe Juventusi është i fortë”, tha De Rossi.

“Kemi një difekt të vogël mbi të cilin duhet të punojmë, skuadra është pak e ndrojtur në momentin që pëson një gol apo kur kundërshtari krijon ndonjë mundësi shënimi. Na ndodhi në Napoli dhe u përsërit me Bayer Leverkusen. Duhet të kuptojmë që edhe pas një goli të pësuar, fusha është po e njëjta dhe kundërshtarët janë ata që ishin edhe para golit”, tha De Rossi.

Ai tregoi edhe bisedën që kishte me Massimiliano Allegrin, një trajner i madh që ka shkruar historinë në futbollin italian me trofetë e fituar.

De Rossi tregoi edhe këshillat që i dha Allegri për ndeshjen e kthimit ndaj Bayer Leverkusenit.

“Allegri më tha se duhet të besojmë, të mendojmë sikur është diçka e lehtë. Ne kishim raste me Leverkusen, zotëruam topin në masën 60 për qind, nuk ka nevojë të nxitohemi pasi janë dy gola për t’u përmbysur dhe jo pesë”.

“I kërkova një këshillë edhe Allegrit dhe më tha se goli mund të shënohet edhe në minutën e 60. Në atë ndeshje duhet të jemi shumë energjikë, por edhe inteligjent duke ditur se ndeshja zgjat për shumë minuta”, deklaroi De Rossi. 

You Might Also Like

Gjiganti anglez përshpejton negociatat për transferimin e Rashford

Vetëm 90 minuta mjaftuan: Rregulli i rreptë i FIFA-s u shkel dy herë në ndeshjen hapëse të Botërorit

Zbulohet arsyeja pse Barcelona vendosi të mos nënshkruajë me Bernardo Silvan

Ekipi që do të vlente mbi 1.3 miliardë euro: Formacioni më i shtrenjtë i Kupës së Botës 2026

Interi negocion transferimin e yllit të Real Madridit gjatë verës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar
Next Article E dashura e Lando Norris merr tërë vëmendjen duke pozuar në bikini, pas fitores së tij në Miami

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?