By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Brazili merr një lajm të rëndë, mbetet pa njërin prej lojtarëve kryesor për Copa America
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Brazili merr një lajm të rëndë, mbetet pa njërin prej lojtarëve kryesor për Copa America
Sport

Brazili merr një lajm të rëndë, mbetet pa njërin prej lojtarëve kryesor për Copa America

admin
Last updated: 20/05/2024 09:58
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Portieri i Manchester Cityt, Ederson do të mbetet jashtë për Copa America, ka konfirmuar Federata e Futbollit të Brazilit (CBF).

Ederson pësoi një frakturë në gropën e syrit kur u përplas me mbrojtësin Christian Romero gjatë përballjes së Cityt me Tottenhamin.

Ky lëndim bëri që Ederson ta humbasë ndeshjen e fundit në Ligën Premier, aty ku ekipi i tij siguroi titullin e kampionit, ndërsa ai do të jetë jashtë fushave edhe për finalen e FA Cup.

30-vjeçari tani është konfirmuar se do t’i mungojë Brazilit në Copa America që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, garë kjo që do të fillojë më 20 qershor.

Përzgjedhësi i Brazilit, Dorival Junior, e ka zëvendësuar tani Edersonin në listën e lojtarëve të ftuar me portierin e Sao Paulos, Rafael, i cili nuk ka asnjë paraqitje me Brazilin.

Portieri i Liverpoolit, Alisson, me shumë mundësi do të jetë zgjedhja e parë për portën tek Brazili gjatë zhvillimit të Copa America.

‘Selecao’ do të synojë të fitojë titullin e Copa Americas për herë të dhjetë në historinë e tyre.

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article QMK: Zjarrfikësit kanë nxjerrë një njeri të rënë në lumë, ujë nga bodrumet, oborret, ashensoret
Next Article Dëme materiale pas reshjeve të shiut në Prishtinë, Komuna bën thirrje për durim për trafikun e shkaktuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?