Sezoni turistik këtë vit në Shqipëri ka nisur vrullshëm. Muaji mars ka shënuar një tjetër ecuri pozitive të sektorin e turizmit për sa i takon numrit të vizitorëve dhe netëqëndrimeve të tyre në strukturat turistike.
Sipas të dhënave të INSTAT, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 45.6 për qind, në krahasim me mars 2023, ku ai i rezidentëve u rrit me 21.5 për qind dhe i jorezidentëve me 68.7 për qind.
INSTAT bën të ditur se, gjatë muajit mars 2024, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 45,6 %, krahasuar me mars 2023
Në muajin mars 2024, numri më i lartë i vizitorëve rezulton sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (62,3 %); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jobregdetare” (68,7 %); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (95,0 %).
Edhe për netëqëndrimet kryesojnë zonat jobregdetare.
Gjatë muajit mars 2024, numri i netëqëndrimeve gjithsej është rritur me 46.0 për qind në krahasim me muajin mars 2023. Numri i netëqëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 66.1 për qind.
Në zonat jobregdetare ky tregues është rritur me 71,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netëqëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 58,9 %.
Në muajin mars 2024, numri më i lartë i netëqëndrimeve është realizuar: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (65,0 %); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat jobregdetare” (68,2 %); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (94,8 %).