By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Të gjithë befasohen se si Bayern mori një trajner që ra nga liga: “Fajtor” është edhe Pep Guardiola
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Të gjithë befasohen se si Bayern mori një trajner që ra nga liga: “Fajtor” është edhe Pep Guardiola
Sport

Të gjithë befasohen se si Bayern mori një trajner që ra nga liga: “Fajtor” është edhe Pep Guardiola

admin
Last updated: 30/05/2024 10:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Emërimi i Vincent Kompany si trajner i ri i Bayern Munichut është një tronditje e vërtetë në botën e futbollit dhe Fabrizio Romano ka zbuluar se Pep Guardiola kishte “dorë” në këtë punë.

Pas sezonit më të vështirë në dekada, gjiganti bavarez vendosi të befasojë të gjithë botën duke emëruar Vincent Kompany si trajner të ri.

Në sezonin e rikuperimit të gjigantëve bavarez, ata do të drejtohen nga një njeri që u rrëzua nga liga pak javë më parë. Ai udhëhoqi Burnleyn dhe u rrëzua nga Liga  Premier ku gjatë gjithë sezonin arriti vetëm pesë fitore, ndaj kjo lëvizje e Bayernit befasoi si tifozët e klubit, ashtu edhe të gjithë ata që e ndjekin futbollin.

Prej ditësh shtrohet pyetja se si i erdhi ideja e Bayernit për të emëruar Kompanyn dhe gazetari italian Romano zbulon se në gjithçka ka luajtur rol edhe Guardiola.

Një nga menaxherët më të mirë të ditëve të sotme ka stërvitur Kompany për një kohë të gjatë në Manchester City dhe është i bindur për cilësitë e tij si trajner dhe i ka rekomanduar shërbimet e tij Bayernit.

Guardiola ka qëndruar në marrëdhënie të shkëlqyera me drejtuesit e Bayernit, pasi ka drejtuar edhe klubin bavarez gjatë karrierës së tij, ndërsa tani ka rekomanduar Kompanyn.

Trajneri i Manchester Cityt e përshkroi belgun si një menaxher të talentuar, një njeri të zgjuar dhe një kandidat ideal për bankinën e Bayernit.

Edhe pse ra nga kategoria në Angli, Kompany tërhoqi vëmendjen duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën e lojës së Burnley. Nën drejtimin e tij, ekipi luajti shumë më sulmues dhe më ndryshe në krahasim me epokën e Sean Dyche, dhe me lojën e tij, ai arriti të fitonte një vend në Ligën Premier, një vit më parë. 

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Inskenoi rastin se u dhunua dhe i janë grabitur stolitë, arrestohet gruaja në Gjilan për lajmërim të rrejshëm
Next Article I hapën llogari false, Sara Gjordeni reagon përmes një postimi në Instagram

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?