By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski do ta fitojë mandatin një ditë para skadimit të afatit, përgatitje për ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski do ta fitojë mandatin një ditë para skadimit të afatit, përgatitje për ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive
MaqedoniTOP LAJM

Mickoski do ta fitojë mandatin një ditë para skadimit të afatit, përgatitje për ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive

admin
Last updated: 05/06/2024 07:56
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 qersor – Një ditë para përfundimti të afatit përfundimtar pritet që presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska t’ia ndajë mandatin për formimin e Qeverisë së re kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoskit. Nga VMRO-DPMNE thonë se qeveria do të formohet konform afateve kushtetuese, ndërsa nga koalicionit “Vlen”, me të cilin VMRO-DPMNE negocion, presin për tre deri në katër ditë të ketë marrëveshje përfundimtare.

Afati për dërgimin e mandatit përfudnon të premten më 7 qershor, pasi që fillojnë të rrjedhin njëzet ditët për formimin e Qeverisë.

“Është e mundur edhe më herët të ndahet mandati. Varet nga situata. Kushtetuta thotë 10 ditë dhe pastaj 20 ditë që të përbëhet qeveria. Unë do t’i studiojë terminet”, tha Siljanovska Davkova në përgjigje të pyetjes para fillimit të panel diskutimit “Bashkimi Evropian si sfidë dhe sfidat e Bashkimit Evropian: Evropa 74 vite pas Deklaratës së Shumanit”.

Me siguri të enjten presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova do t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë së re kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, informojnë për M

Ndërkohë vazhdojnë negociatat mes VMRO-DPMNE-së, VLEN dhe ZNAMt për formimin e qeverisë së re. Ndonëse tashmë është bërë e ditur ndarja e dikastereve dhe jozyrtarisht përmenden emrat e ministrave të rinj, megjithatë ende nuk ka informacion zyrtar se kur do të finalizohet marrëveshja përfundimtare për formimin e qeverisë.

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski dje deklaroi se sipas pritshmërive të tij, qeveria e re mund të formohet pak më herët se afati, por se bisedimet ndërmjet VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM-it janë ende në vazhdim.

“Siç e dini, mandatari, gjegjësisht kryetari i VMRO-DPMNE-së ende nuk e ka marrë zyrtarisht mandatin, që do të thotë se afatet kushtetuese janë duke rrjedhur. Ajo që mund të them në këtë moment është se qeveria e re do të formohet sipas afateve kushtetuese”, tha Mucnski, i cili në të njëjtën ngjarje mori pjesë me presidenten Siljanovska Davkova.

Sot në zyrat qendrore të koalicionit VLEN, është mbajtur takim mes përfaqësuesve të këtij koalicioni dhe të VMRO-DPMNE-së. 

Arben Taravari, i cili është pjesë e koalicionit VLEN, që negocion me VMRO-DPMNE-në për formimin e qeverisë së re dje deklaroi se është i sigurt se kjo qeveri do t’i fillojë bisedimet me Bashkimin Evropian, ndërsa në pyetjen nëse do të jetë ministër i vjetër i ri i Shëndetësisë, u përgjigj “sipas gjitha gjasave po”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Nëse nesër i jepet mandati Siljanovska Davkovës, më 25 qershor skadon afati prej 20 ditësh për formimin e qeverisë. Burime partiake thonë për MIA-n se Kuvendi mund të votojë për qeverinë e re edhe më herët.

Që Qeveria të votohet, nevojitet një shumicë absolute prej të paktën 61 deputetësh nga gjithsej 120 deputetë.

Në Kuvend, megjithatë, po bëhen përgatitje për ndryshime në Ligjin për organizimin e punës së organeve të administratës shtetërore në mënyrë që të votohet qeveria e re e riorganizuar dhe të zgjidhen anëtarët e saj. Për të miratuar amendamentet e këtij ligji duhet një shumicë prej dy të tretash ose 80 deputetë dhe sipas matematikës aktuale koalicioni VMRO-DPMNE (58) me VLEN (14) dhe ZNAM (6) së bashku kanë 78 deputetë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

null

VMRO-DPMNE në programin e saj zgjedhor “Platforma 1198”, paralajmëroi riorganizimin e ministrive. Risi do të jetë hapja e Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, e cila deri më tani ishte vetëm një sektor në Ministrinë e Ekonomisë dhe shndërrimi i Agjencisë për Rini dhe Sport në Ministri të Sportit. Sektori i rinisë duhet të hyjë në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe sektori i Punës duhet të hyjë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës dhe prej andej të ndahet turizmi dhe të jetë pjesë e Ministrisë së Kulturës. Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës duhet të bëhet Ministria e Transformimit Digjital.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shënohet Dita botërore e mjedisit jetësor me aktivitete “të gjelbra” në Shën Nikollë dhe Tetovë
Next Article Kandidatura për lider të LSDM-së do të parashtrojnë Filipçe, Petrovska dhe Despotovski

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?