By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Grupet me shqiptarë në shënjestër! Operacion antidrogë në Belgjikë dhe disa shtete në Europë, 17 të arrestuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Grupet me shqiptarë në shënjestër! Operacion antidrogë në Belgjikë dhe disa shtete në Europë, 17 të arrestuar
Kronika

Grupet me shqiptarë në shënjestër! Operacion antidrogë në Belgjikë dhe disa shtete në Europë, 17 të arrestuar

admin
Last updated: 05/06/2024 13:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

17 persona janë arrestuar në vende të ndryshme europiane, përfshi Belgjikën, Gjermaninë, Francën, Italinë, Holandën dhe Austrinë, pas një hetimi të gjerë që kishte në shënjestër grupe të organizuara kriminale me shqiptarë.

Policitë e këtyre shteteve kryen operacione të ndryshme të martën, si rezultat i të cilave 11 persona u arrestuan vetëm në Belgjikë, ndërsa 6 të tjerë pritet të ekstradohen në këtë shtet.

Gjatë kërkimeve, autoritetet sekuestruan 100 kilogramë lëndë narkotike, kokainë dhe amfetaminë, si dhe armë zjarri, substanca kimike, jelekë antiplumb dhe rreth 265 mijë paund para cash.

Mediat belge konfirmojnë se hetimet u nisën në vitin 2023 nga autoritetet belge pas zbulimit të një magazine në Antverp ku u gjetën pako boshe që përdoreshin për mbajtjen kokainës dhe heroinës, si dhe materiale që përdoreshin për paketimin e lëndëve narkotike. Hetimet i çuan autoritetet belge te një grup shqiptarësh nga Vlora.

Sipas dyshimeve, ata blinin substanca të mëdha kimikatesh për hollimin e drogës dhe ua ofronin këtë shërbim organizatave të tjera kriminale. Sipas raportimeve, lënda narkotike vinte nga Amerika Latine.

Një tjetër procedim nisi në fund të vitit të kaluar, ku në një celular të kontrolluar nga policia u gjetën disa prova që çuan në identifikimin e të dyshuarve.

Edhe pse anëtarët e dy grupeve kanë pasur kontakte me njëri-tjetrin, procedimet mbeten të ndara për momentin.

You Might Also Like

E rrahu nënën, policia e arrestoi kumanovarin

Ndalohen dy shkupjanë, dyshohen për sulm seksual dhe përdhunimin e një 32-vjeçareje nga Serbia

I merret pasaporta dy përdhunuesve të gruas nga Serbia

Mbesa e sulmoi fizikisht gjyshen me sende të mprehta në Kumanovë

Shoferi agresiv kërcënon policët e trafikut në Gostivar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në tremujorin e katërt vitin e kaluar janë transportuar 942 mijë udhëtarë në qarkullimin urban, 49 mijë në hekurudhor dhe 790 mijë në qarkullimin ajror
Next Article Cillian Murphy kthehet si Tommy Shelby: Netflix konfirmon zyrtarisht xhirimet e “Peaky Blinders”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?