By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbollën lëndë narkotike, arrestohet tre vëllezër në Durrës, asgjësohen dhjetëra bimë kanabis
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Mbollën lëndë narkotike, arrestohet tre vëllezër në Durrës, asgjësohen dhjetëra bimë kanabis
Kronika

Mbollën lëndë narkotike, arrestohet tre vëllezër në Durrës, asgjësohen dhjetëra bimë kanabis

admin
Last updated: 28/06/2024 08:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Durrës/Kontrolle intensive të territorit dhe hetime proaktive, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territor i Pastër”.

Pas një hetimi proaktiv, finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”.

Vihen në pranga 3 vëllezër, të cilët u kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.

Asgjësohen dhjetëra fidanë dhe bimë cannabisi. Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë intensifikuar kontrollet në terren, të bazuara në inteligjencën policore dhe në hetime proaktive.

Në këtë kuadër, si rezultat i një hetimi proaktiv, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Brothers”. Në kuadër të këtij operacioni u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

R. V., 26 vjeç, E. V., 23 vjeç dhe A. V., 20 vjeç, vëllezër, të tre banues në fshatin Maskuri, Durrës.

Këta shtetas, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Maskuri, kishin kultivuar në një parcelë, dhjetëra fidanë dhe bimë cannabisi. Gjatë operacionit, këta shtetas u kapën në parcelë, duke u kujdesur për bimët narkotike.

Gjatë hetimit proaktiv janë siguruar prova filmike kur këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shkonin në mënyrë të përsëritur te parcela për t’u kujdesur për bimët.

Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë asgjësuar fidanët dhe bimët narkotike, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një gjenerator, tuba uji, pleh kimik, kubikë polesteroli, 2 automjete dhe 3 celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

You Might Also Like

Vajza e mitur parandalon sulmin fizik të babait ndaj nënës

Djali kërcënon nënën 70-vjeçare dhe vëllaun

Në klub nate në Zherovjan kapet shtetasja serbe 34-vjeçe

Drejtoria e Doganave ka parandaluar një tentativë për trafik të paautorizuar të drogës

Ndalohet një 25-vjeçar nga Shtipi, është kapur duke i vënë flakën barit të thatë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LAMM: Komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë me lagështi
Next Article Banka Botërore: Shqiptarët shpenzojnë në një vit deri në 750 milionë dollarë nga xhepi për shëndetin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?