By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Po akuzohet si transgjinor, publikohen disa fotografi të Imane Khelif si fëmijë që sqarojnë gjithçka rreth gjinisë së saj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Po akuzohet si transgjinor, publikohen disa fotografi të Imane Khelif si fëmijë që sqarojnë gjithçka rreth gjinisë së saj
Sport

Po akuzohet si transgjinor, publikohen disa fotografi të Imane Khelif si fëmijë që sqarojnë gjithçka rreth gjinisë së saj

admin
Last updated: 02/08/2024 10:10
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Situata e boksieres algjeriane, Imane Khelif, është bërë tema më e përfolur në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’, pasi ka dyshime mbi gjininë e saj, por duket se tashmë gjithçka është sqaruar.

Edhe para se të fillonte turneu i boksit në Lojërat Olimpike, një pjesë e publikut u zemërua sepse dy gra me testosterone të tepërta u lejuan të luftojnë në Paris. Ato janë 28-vjeçarja Lin Yu-Ting nga Tajvani dhe 25-vjeçarja Imane Khelif nga Algjeria.

Ato nuk janë transgjinorë, ato identifikohen si gra. Por, ato gjithashtu kanë nivele të larta të testosteronit. E ndërsa performanca e tajvanezes ende pritet, algjeriania ka pushtuar mediat pas luftës së djeshme (e enjte).

Italiania Angela Carini ia dorëzoi meçin pas vetëm gjysmë minute luftë. Pas një goditjeje nga algjeriania, Carini kërkoi që t’i riparohej helmeta e saj mbrojtëse.

Pas një goditje tjetër, ajo shkoi në këndin e saj dhe kërkoi të ndalonte luftën. Pasi u ndërpre, Carini u gjunjëzua dhe qau.

“Kjo nuk është një humbje për mua. Është një sukses i madh të hysh në atë ring. Por, kur ajo më goditi për herën e dytë, unë nuk mund të merrja më frymë. Pavarësisht gjithçkaje, ishte një nder për mua të performoja në Lojërat Olimpike”, ka thënë Carini pas meçit kundër algjerianes të cilën shumë e përshkruajnë si një boksier kontrovers.

Khelif nuk u lejua të luftonte në Kampionatin Botëror

Arsyeja për këtë është se ajo, ashtu si kolegia e saj tajvaneze, u ndalua nga Kampionati Botëror, pasi nuk i plotësonte kushtet për të garuar në garën e femrave.

Imane Khelif dhe Lin Yu-ting u s’kualifikuan nga Kampionatin Botëror i Femrave 2023 sepse testet “provuan se kishin kromozome XY”, shpjegoi Shoqata Ndërkombëtare e Boksit (IBA).

- Advertisement -
Ad imageAd image

Por, me faktin se IBA nuk drejton ngjarjen olimpike të boksit në Paris, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar konfirmoi se ishte i lumtur që të dy luftëtaret mund të konkurronin sipas rregullave më pak të rrepta të përshtatshmërisë gjinore që ishin në fuqi për Lojërat e Tokios 2020.

Komiteti Olimpik Algjerian është i zemëruar për ndjekjen e boksieres së tyre dhe të zemëruar janë edhe bashkatdhetarët e saj.

Një nga ata që përpiqet të dëshmojë se gjithçka është e rregullt është gazetari algjerian Youcef Zaghba, i cili postoi tre foto në Instagram që sipas tij e shfaqin Khelifin si një vajzë të vogël.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ai e quajti atë një heroinë algjeriane dhe kërkoi që të shpërndaheshin në rrjetet sociale. Shumë shpejt ato filluan të shpërndaheshin në rrjetin social X (ish-Twitter).

 

You Might Also Like

Tifozët e Omonias mblidhen në Prishtinë para duelit me Dritën në Conference League

Asani pas golit në Championsin aziatik: “Së bashku luftojmë, së bashku fitojmë”

Rasmus Hojlund dhe Amir Rrahmani ende në dyshim për ndeshjen ndaj Interit

Xabi Alonso: Guler është një kombinim në mes Ozilit dhe Gutit

Nga Asani te Manaj, Shqipëria i ka heronjtë e saj, Kuqezinjtë e ëndërrojnë Botërorin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Morgan Freeman zbulon se cili rol është më i rëndësishmi në karrierën e tij: Unë kam respekt për atë film edhe sot
Next Article Kurti organizoi pritje për bashkatdhetarë në ballkonin e hapur të Qeverisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?