By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Spërkatja me ujë, përfundoi me tentativ për vrasje – policia në kërkim të gjuajtësit nga Çairi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Spërkatja me ujë, përfundoi me tentativ për vrasje – policia në kërkim të gjuajtësit nga Çairi
Kronika

Spërkatja me ujë, përfundoi me tentativ për vrasje – policia në kërkim të gjuajtësit nga Çairi

admin
Last updated: 05/08/2024 14:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj një 25 vjeçari për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 1 lidhur me nenin 19 (tentativë) të Kodit Penal.

”Më 17 korrik, në orët e mbrëmjes në Çair, i dyshuari me motoçikletë ka kaluar pranë të dëmtuarit dhe një personi tjetër të cilët kanë qenë duke ecur në këmbë dhe i ka spërkatur me ujë të grumbulluar në asfalt. Ai është ndalur dhe i ka kërkuar falje vetëm dëshmitarit, ndërsa fillimisht ka nisur të debatohet me të dëmtuarin, e më pas kanë shkëmbyer fizikisht disa goditje.

I dyshuari fillimisht ka ikur, por më pas i ka takuar në afërsi të çerdhes “Fidani” dhe ka shtënë me një plumb në drejtim të viktimës, duke i shkaktuar një plagë me armë zjarri në anën e djathtë të gjoksit dhe duke dëmtuar disa organe. Autori është arratisur sërish, njofton Prokuroria.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, ndërsa masa e paraburgimit të zbatohet pas privimit nga liria. Ministria e Brendshme po punon për gjetjen e të dyshuarit. /tvklan.mk/

You Might Also Like

Padi ndaj drejtorit pasi gjatë pushimit vjetor u pagua sikur të punonte orë shtesë

Përleshje masive me thika në Kërçovë: Arrestohen 9 persona

Në Aeroportin e Shkupit, shtetasi turk kapet duke transportuar ilegalisht implante dentare me vlerë mbi 16.000 euro

Rrihet pastruesi i shkollës në Dobridoll

Gostivar: Arrestohen 4 persona për vozitje pa patentë shoferi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Do t’i përmbyllim sa më shpejtë të jetë e mundur”, tha Kurti për çështjen e dy të arratisurve në rastin “Monstra” dhe ish-ushtarin e UÇK-së që po mbahet në Maqedoni
Next Article Onkologjia në Shkup ka nevojë për rreth 40 punonjës të rinj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?