By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vritet biznesmeni shqiptar në Francë, plagosen djali dhe nipi/ Pasi zbrazi karikatorin mbi ta, autori u largua me skuter
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Vritet biznesmeni shqiptar në Francë, plagosen djali dhe nipi/ Pasi zbrazi karikatorin mbi ta, autori u largua me skuter
Kronika

Vritet biznesmeni shqiptar në Francë, plagosen djali dhe nipi/ Pasi zbrazi karikatorin mbi ta, autori u largua me skuter

admin
Last updated: 09/08/2024 11:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Biznesmeni shqiptar Ylli Bezhani mbeti i vdekur, ndërsa dy të tjerë u plagosën pasi një person i paidentifikuar qëlloi me armë zjarri drejt tyre.

Djali dhe nipi i viktimës mbetën të plagosur në ngjarjen e rëndë të ndodhur në lagjen Teisseire të Grenoble të Francës, më 4 gusht.

Mediat franceze raportuan se djali 24-vjeçar i viktimës dhe nipi 21 vjeç, mbetën të plagosur rëndë dhe po trajtohen në spitalin e qytetit.

Sipas mediave të huaja, Bezhani është sipërmarrës me qendër në ARTIGUES-PRES-BORDEAUX (33370), i specializuar në sektorin e punimeve të dyshemeve dhe mureve.

Ngjarja ndodhi pak para orës 20:00, të 4 gushtit,  në një zonë të qetë të qytetit, rreth 100 metra larg nga kryqëzimi me Avenue Paul-Cocat.

Nuk dihen ende motivet e vrasjes, ndërsa po verifikohen të gjitha pistat e mundshme.

Portali “francebleu.fr” shkruan se  autori ishte në një skuter elektrik që hapi zjarr. I pajisur me një pistoletë, ai zbrazi karikatorin e tij mbi një grup prej tre personash. Më pas u largua dhe policia ende po e kërkon.

 Kurse “Le Monde” shkruan ndër të tjera se “Prokuroria hapi një hetim për “atentat dhe tentativë atentati”, të besuara në sektorin e krimit të organizuar dhe të specializuar (DCOS) të policisë gjyqësore”.

Deri tani të paktën 3 persona janë arrestuar, të cilët ishin me viktimën dhe të plagosurit. Vetëm njëri prej tyre nuk mori asnjë dëmtim.

You Might Also Like

56-vjeçari sulmon djalin e tij, arrestohet nga policia

Arrestohet 44 vjeçari nga Tetova, sulmoi fizikisht vëllaun e tij

Mërgimtarit nga Norvegjia ia vjedhin biçikletën BMW në Dobrosht

Incident në Spitalin Klinik të Tetovës: 24-vjeçari agresiv thyen xhamin dhe sulmon policin

Gjendet i mituri që voziste motoçikletën në drejtim të kundërt dhe pa leje në Veles

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ylli olimpik tregon gjendjen tronditëse të medaljes së tij vetëm disa ditë pasi e fitoi atë në Paris
Next Article Kamala mund Trump-in në sondazhe

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?