By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Korsi të dedikuara për autobusët/ Veliaj: Projekti nis nga njësia bashkiake numër 7
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Korsi të dedikuara për autobusët/ Veliaj: Projekti nis nga njësia bashkiake numër 7
Shqipëri

Korsi të dedikuara për autobusët/ Veliaj: Projekti nis nga njësia bashkiake numër 7

admin
Last updated: 09/08/2024 14:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Bashkia e Tiranës e ka nisur nga Njësia 7 projektin për korsitë e dedikuara për autobusët.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi gjatë mbrëmjes nisjen e punës, duke e vënë theksin te rëndësia e projektit, i cili ndihmon në qarkullimin më të mirë të autobusëve dhe përmirësimin e shërbimit për qytetarët.

“Po e fillojmë nga Njësia 7, në segmentit nga ‘Zogu i Zi’ në drejtim të ’21 Dhjetorit’ dhe ‘Vasil Shantos’, ku do të kemi edhe korsi për biçikletat dhe monopatinat. E gjetëm Tiranën me 1% të qytetarëve që përdornin biçikleta, kurse sot jemi në 10%. Sa më shumë inkurajojmë këto korsi, aq më shumë ngarkesë heqim nga rruga. Çdo njeri që zgjedh një mënyrë alternative – në këmbë, me biçikletë apo monopatinë –  praktikisht, i ka ikur trafikut dhe ka ndihmuar edhe ata që lëvizin me autobus, edhe shoferët”.

Kryebashkiaku shtoi se prioritet i kësaj ndërhyrje janë korsitë e dedikuara të autobusëve, ku do të aplikohet e njëjta eksperiencë e suksesshme, si në Rrugën e Durrësit apo Rr. “Dritan Hoxha”. Projekti i korsive të dedikuara dhe i rinovimit të shërbimit të autobusëve quhet “Urbani” dhe parashikon vendosjen e stacioneve në Google Maps, pajisjen e tyre me tabela informuese, numrin e itinerarit

Kreu i Bashkisë u ndal edhe te zgjidhja e problemit te vendi i njohur si nyja e “Kastriotëve”. Veliaj u shpreh se aty do të ndërhyhet duke krijuar një rrethrrotullim.

“Një nga ndërhyrjet kryesore ka të bëjë me nyjen e ‘Kastriotëve’. Aty do të punojmë për një rrethrrotullim të madh, që do të jetë një shpëtim për të gjithë ata qytetarë që shkojnë e vijnë nga Tirana. Lidhet një lagje shumë e rëndësishme e Tiranës, që është pjesa e Njësisë 11 përtej lumit, si Kodër-Kamza, dhe sigurisht është lehtësim për të gjithë qytetarët fantastikë të Kamzës, një krah pune i jashtëzakonshëm që vjen çdo ditë në Tiranë, por edhe për studentët e mrekullueshëm të Kamzës, që vijnë për të studiuar në Universitet e Tiranës”, tha ai.

Prioritet i këtij projekti infrastrukturor në Njësinë 7 janë korsitë e dedikuara të autobusëve, si edhe tabelat informuese, që do të vendosen në çdo pikë stacion autobusi. Tabelat do kenë një rëndësi të veçantë, pasi do të kenë një informacion më të detajuar për vendndodhjen dhe kodin unik të zonës.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mandati i Xhaçkës/ Spiropali vendosi mbledhjen e Këshillit për Legjislacionin, Grupi PD: Shkelët Kushtetutën, mblidhni sesionin e jashtëzakonshëm brenda afatit
Next Article Ndalohet një person në Gostivar, dyshohet për “fajede”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?