By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjelaj ka mirëpritur në takim kryetarët e shoqatave atdhetare në Amerikë: Kontributi i diasporës jetik për zhvillimin e vendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Gjelaj ka mirëpritur në takim kryetarët e shoqatave atdhetare në Amerikë: Kontributi i diasporës jetik për zhvillimin e vendit
Bota

Gjelaj ka mirëpritur në takim kryetarët e shoqatave atdhetare në Amerikë: Kontributi i diasporës jetik për zhvillimin e vendit

admin
Last updated: 09/08/2024 17:20
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj së bashku me kryetarin e Kuvendit, Fadil Kajoshaj dhe drejtuesit tjerë lokal të komunës, pritën krerët drejtuese të shoqatave atdhetare në Amerikë, me ç’rast u diskutua kontributi i diasporës për zhvillimin e atdheut si dhe bashkëpunimi në projektet me prioritet.

Pas takimit, delegacioni zhvilloi një vizitë simbolike në sheshin ku do të vendoset busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ky bust, i cili pritet të ngrihet në shesh të ri, është një projekt i financuar nga diaspora, ka deklaruar z. Gjelaj.

Postimi i tij i plotë:

Kryetari i komunës, Lindon Gjelaj së bashku me kryetarin e Kuvendit, Fadil Kajoshaj, nënkryetarët e komunës Ivan Ivanaj dhe Fisnik Gjokaj, sekretaren e Sekretariatit për vetëqeverisje lokale, Marina Ujkaj, si dhe sekretaren e Sekretariatit për bujqësi dhe zhvillim rural, Ismeta Gjoka zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e shoqatave humanitare nga diaspora, kryetarin e shoqatës „Malësia e Madhe“ nga New Yorku, Senad Lulanaj, kryetarin e Shoqatës atdhetare „Malësia e Madhe“ nga Michigani, Nrek Gjolaj, kryetarin e shoqatës Shqiptaro-Amerikane „Malësia“ nga Kalifornia, Sherif-Sheki Krniq si dhe kryetarin e shoqatës „Jehona e Malësisë“ nga Michigani, Agron Dedivanaj dhe Vilson Sinishtaj-përgjegjës për strategjinë politike.

Ky takim, i cili u mbajt në ambientet e komunës, kishte për qëllim forcimin e lidhjeve mes institucioneve lokale dhe diasporës, si dhe identifikimin e fushave ku mund të ndërmerren iniciativa të përbashkëta në dobi të komuniteteve në nevojë.

Kryetari Gjelaj theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme që ka kontributi i diasporës shqiptare në zhvillimin e vendit. Ai shprehu mirënjohjen e tij të thellë për të gjitha përpjekjet dhe projektet që shoqatat kanë realizuar ndër vite dhe falënderoi përfaqësuesit e diasporës për angazhimin e tyre të palodhur dhe për kontributin e çmuar që po japin në promovimin e vlerave kombëtare dhe kulturore.

Pas takimit, delegacioni zhvilloi një vizitë simbolike në sheshin ku do të vendoset busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ky bust, i cili pritet të ngrihet në shesh të ri, është një projekt i financuar nga diaspora, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e ngushtë të mërgates tonë me atdheun e tyre.

Përfaqësuesit e shoqatave, të pranishëm në këtë vizitë, theksuan se ngritja e bustit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në këtë shesh nuk është vetëm një gjest simbolik, por edhe një mënyrë për të forcuar lidhjet mes diasporës dhe atdheut, duke kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kombëtare.

You Might Also Like

BE bën thirrje për më shumë asete detare për të mbrojtur anijet tregtare në Detin e Kuq

BE-ja dhe Filipinet arrijnë marrëveshje të gjerë për tregtinë e lirë

Irani: Hapim Hormuzin brenda shtatë ditëve nëse SHBA-ja lehtëson presionin ushtarak

Macron: Franca dhe SHBA-ja do të ndërmarrin veprime të përbashkëta për Hormuzin dhe Ukrainën

Trump: Lufta në Ukrainë duhet të marrë fund

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Paralajmërimet për destabilizim, përplasje mes partive
Next Article Policia austriake ka arrestuar edhe një person lidhur me tentimet për sulme terroriste në Vjenë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Po mbytemi nga mbeturinat, qytetarët pa turp hedhin ku të munden!
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet boulevard, premtuam punë po I realizojmë!
Maqedoni
VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030
Maqedoni TOP LAJM
Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?