By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Van Dijk jep një përditësim shqetësues kur pyetet për të ardhmen e tij tek Liverpooli
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Van Dijk jep një përditësim shqetësues kur pyetet për të ardhmen e tij tek Liverpooli
Sport

Van Dijk jep një përditësim shqetësues kur pyetet për të ardhmen e tij tek Liverpooli

admin
Last updated: 12/08/2024 14:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil Van Dijk ka dhuruar një përditësim shqetësues sa i përket të ardhmes së tij në klub.

Reprezentuesi holandez po futet në sezonin e tij të dytë si kapiten i Liverpoolit, por mund të jetë i fundit pasi kontrata e tij do të skadojë në fund të sezonit 2024/2025.

Muajin e kaluar, Van Dijk kishte thënë se ai nuk e ka as idenë më të vogël sa i përket të ardhmes së tij dhe duhet të mendoj me kujdes për hapat e tij të ardhshëm.

Ai ka filluar të përshtatet me jetën e re nën urdhrat e trajnerit Arne Slot dhe u paraqit në miqësoren ndaj Sevillas të dielën të cilën e fituan me rezultat 4-1.

Pas përfundimit të ndeshjes, Van Dijk foli për mediat dhe u pyet për bisedimet e kontratës, duke konfirmuar edhe një herë se nuk ka ndonjë lëvizje në këtë drejtim.

“Nuk ka ndryshime për momentin”, ka thënë Van Dijk shkurtimisht para gazetarëve, sipas The Independent.

Trent Alexander-Arnold dhe Mo Salah janë gjithashtu në 12 muajt e fundit të kontratave të tyre dhe kjo ka shprehur një shqetësim të madh për Liverpoolin, sidomos duke marr parasysh mungesën e aktivitetit në afatin kalimtar.

Van Dijk gjithashtu shtoi se prurjet e reja janë të nevojshme duke marr parasysh numrin e madh të ndeshjeve për ekipin.

“Natyrisht, mendoj se duhet të bëjmë disa blerje bazuar se sa i gjatë do të jetë sezoni, por unë mendoj se ata po punojnë prapa skenave dhe jam plotësisht i bindur dhe besoj tek klubi se do të bëjnë gjërat e duhura për ne që të konkurrojmë në çdo garë që marrim pjesë”, përfundoi ai.

You Might Also Like

Bayern Munich i dërgon një mesazh të ri Real Madridit për të ardhmen e Michael Olise

Monedha e fatit e Cucurellas, rituali që i solli Spanjës titullin botëror edhe në vitin 2026

Alvaro Arbeloa nuk largohet i vetëm nga Reali, i kërkon dy yjet madrilen në Ligën Premier

A e shtyu Rodri – Donald Trumpin gjatë festimeve të Kupës së Botës? Momenti i sikletshëm bëhet viral

Yamal, Messi apo Rodri? Kush është tani favoriti për ta fituar Topin e Artë?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjendje e rënduar nga zjarret pyjore në Parkun Kombëtar “Sharri”, kërkohet ndihma e KFOR-it
Next Article Mucunski – Dir: Vazhdohet mbrojtja e përkohshme për ukrainasit me qëndrim në vend

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?