By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Imane Khelif u prit heroikisht në Algjeri: Të gjitha këto sulme i japin një shije të veçantë fitores
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Imane Khelif u prit heroikisht në Algjeri: Të gjitha këto sulme i japin një shije të veçantë fitores
Sport

Imane Khelif u prit heroikisht në Algjeri: Të gjitha këto sulme i japin një shije të veçantë fitores

admin
Last updated: 13/08/2024 10:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kampionia olimpike e boksit, Imane Khelif, mori një pritje fantastike në vendlindjen e saj, Algjeri, pasi fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, mes shumë polemikave.

Medalistja e artë algjeriane në peshën e lehtë të boksit mbërriti në kryeqytetin e vendit të saj mbrëmë së bashku me medalistë të tjerë si gjimnastja Kaylija Nemour dhe atletin Djamel Sedjati.

Pritja u organizua nga ministri i Sportit, Abderrahmane Hammad, ndërsa deri në fund të javës medalistët algjerianë do të takohen edhe me presidentin Abdelmadjid Tebboune.

Khelif u bë një nga historitë kryesore të Lojërave Olimpike të Parisit pasi rivalja e saj Angela Carini u tërhoq në minutën e parë të luftës së tyre. E përlotur, italiania tha se nuk kishte marrë kurrë një goditje kaq të fortë.

Publiku “shpërtheu” pas kësaj, duke përfshirë shumë të famshëm, duke vënë në dyshim përshtatshmërinë e saj gjinore dhe duke pretenduar në mënyrë të rreme se ajo ishte mashkull për shkak të testosteroneve të tepërta.

“Për tetë vjet kjo ishte ëndrra ime, dhe tani jam kampione olimpike dhe fitues i medaljes së artë. Të gjitha këto sulme i japin një shije të veçantë suksesit tim”, ka thënë Khelif para tifozëve të mbledhur.

Kujtojmë se boksierja algjeriane ka bërë një denoncim pranë autoriteteve të Parisit duke thënë se ishte viktimë e abuzimit online. 

You Might Also Like

Messi njofton tërheqjen nga kombëtarja e Argjentinës

Liverpool e zyrtarizon transferimin e madh të Barcola

Real Madrid e transferon talentin e ri të Racing Santander

Barcelona interesohet për yllin e madh të Galatasaray, por bisedimet nuk kanë avancuar

Arsenali synon t’ia “rrëmbejë” një transferim Tottenhamit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nikolloski: Rruga ekspres Gradsko – Drenovë do të përfundojë deri në fund të vitit
Next Article Zbulohen arsyeja pse Martin Zubimendi refuzoi transferimin te Liverpooli

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?