By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Konkurrentja më e ‘keqe’ e Lojërave Olimpike “Paris 2024” do të bëjë miliona euro si një sensacion interneti
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Konkurrentja më e ‘keqe’ e Lojërave Olimpike “Paris 2024” do të bëjë miliona euro si një sensacion interneti
Sport

Konkurrentja më e ‘keqe’ e Lojërave Olimpike “Paris 2024” do të bëjë miliona euro si një sensacion interneti

admin
Last updated: 13/08/2024 14:26
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Breakdancerja australiane, Rachael Gunn, e cila “u bë e famshme” në Lojërat Olimpike në Paris me një performancë katastrofike, do të fitojë miliona nga fama e saj e sapogjetur, thonë ekspertët e marketingut.

Rachel Gunn, ose emri i skenës Raygun me të cilin performoi në Paris, u bë një sensacion në internet për shkak të performancës së saj që nuk i fitoi asnjë pikë.

Gjyqtarët panë me mosbesim tre shfaqjet e Raygun në të cilat ajo kërceu si kangur dhe rrotullohej në dysheme jashtë ritmit dhe shikuesit u tronditën nga performancat e saj dhe ajo mori shumë kritika në rrjetet sociale.

Australiania u mbrojt duke thënë se çdo lëvizje e sajonte vetë dhe se ishin unike dhe në fund i sollën famë të madhe, e cila sipas ekspertit të marketingut Max Markson do ta bëjë atë milionere.

“Ajo tashmë ka një markë të madhe. Reputacioni i saj në Australi nuk është aq i madh, por ajo është e njohur në të gjithë botën. Ajo do të marrë oferta ndërkombëtare nga markat e këpucëve sportive si Adidas ose Puma, kompani ushqimore, makina elektrike dhe gjithashtu do të merr një ofertë nga bota e telekomunikacionit. Yjet e rinj nënshkruajnë kontrata me tre deri në pesë kompani, dhe meqenëse kontrata të tilla paguajnë rreth 500,000 dollarë, ajo është në rrugën e duhur për të fituar deri në 2.5 milionë dollarë”.

“Ajo ka doktoruar në shkenca, ka shumë përvojë, kështu që do të marrë edhe angazhime në të folur. Gjithashtu, ajo është tërheqëse për fëmijët dhe të gjithë do të duan ta sjellin në TV. Do të ketë paraqitje në TV për të në gjashtë muajt e ardhshëm”, ka thënë Markson.

Ditët e fundit në rrjetet sociale është bërë bujë e vërtetë, madje fansat e kanë kritikuar se ka zënë vendin e një breakdancere të talentuar australiane në Lojërat Olimpike. Megjithatë, ka nga ata që besojnë se Raygun qëllimisht bëri shaka me performancën e saj për t’u bërë e njohur.

Performanca e saj tërhoqi komente edhe nga ylli i famshëm britanik i muzikës Adele, e cila e përshkroi gjithçka si “gjëja më qesharake ndonjëherë”.

You Might Also Like

Zyrtare: Barcelona transferon Karim Adeyemin

Brenda një muaji u thyen dy rekorde transferimesh – pse mesfushorët anglezë po vlejnë mbi 100 milionë euro?

Juventusi synon transferimin e portierit argjentinas

Kombëtarja e njohur po shqyrton një ankesë ndaj Donald Trumpit për përfshirje në Kupën e Botës

Pas humbjes nga Spanja, argjentinasit kërkojnë përsëritjen e finales së Botërorit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Të afërmit e Egli Progës hedhin akuza të forta: Janë të gjithë kriminelë, njihen për gjobvënie
Next Article Rohde do të hapë Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar në Prishtinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?