By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ademi takohet me presidentin e ri të Federatës së Futbollit të Turqisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Ademi takohet me presidentin e ri të Federatës së Futbollit të Turqisë
Sport

Ademi takohet me presidentin e ri të Federatës së Futbollit të Turqisë

admin
Last updated: 14/08/2024 14:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidenti Agim Ademi ka takuar sot në Varshavë, presidentin e ri të Federatës së Futbollit të Turqisë, Ibrahim Haciosmanoglu.

I pari i FFK-së po qëndron në kryeqytetin e Polonisë me ftesë të presidentit të UEFA-s për ndeshjen e Superkupës së Evropës, ndërmjet Real Madridit dhe Atalantas.

Gjatë këtij takimi, presidenti Ademi e uroi Haciosmanoglu për zgjedhjen e tij në këtë post të rëndësishëm dhe i dëshiroi shumë suksese dhe punë të mbarë në udhëheqjen e futbollit turk. Ai theksoi se Haciosmanoglu është një lider i vendosur dhe këmbëngulës në arritjen e qëllimeve, me një njohuri të thellë për futbollin turk dhe atë të rajonit.

Presidenti Ademi shprehu përkushtimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me Federatën turke, gjë të cilën Haciosmanoglu e mirëpriti dhe theksoi angazhimin e tij në forcimin e bashkëpunimit rajonal.

I pari i futbollit turk shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar afërsinë dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë me Federatën e Futbollit të Kosovës, duke shkëmbyer përvoja dhe ide në përmirësimin e futbollit në rajon.

Në përputhje me këtë angazhim, presidenti Haciosmanoglu e ftoi presidentin Ademi për të diskutuar projektet dhe nevojat e federatës kosovare. Në të njëjtën kohë, i pari i FFK-së i bëri atij ftesë për ta vizituar Kosovën, të cilën ai e pranoi me kënaqësi dhe theksoi se këtë vizitën do ta realizojë gjatë turit të tij në federatat e rajonit me qëllim të forcimit të bashkëpunimit rajonal në futboll.

Presidenti Ademi dhe homologu i tij Haciosmanoglu, në këtë takim qartësuan se Kosova dhe Turqia ndajnë një miqësi të ngushtë, me shumë gjëra të përbashkëta dhe se do të punojnë ngushtë për një të ardhme më të ndritur.

You Might Also Like

Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tejet të lartë

Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rikuperimit

Tchouameni flet për herë të parë për përplasjen me Valverden: Kjo është ajo që ndodhi

Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë/Samuel Fedor, i pari në Elbasan

Juventusi synon transferimin e yllit të Real Madridit në verë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nesër fillojnë regjistrimet për racionet e subvencionuara të studentëve për vitin akademik 2024/2025
Next Article Interi interesohet për talentin e madh të Barcelonës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?