By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama thërret ministrat në punë, më 28-29 gusht analiza e qeverisë, parlamentit dhe bashkive
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama thërret ministrat në punë, më 28-29 gusht analiza e qeverisë, parlamentit dhe bashkive
Shqipëri

Rama thërret ministrat në punë, më 28-29 gusht analiza e qeverisë, parlamentit dhe bashkive

admin
Last updated: 14/08/2024 14:31
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Teksa janë duket shijuar pushimet këto ditë të nxehta gushti, ministrat do të duhet edhe të punojnë për të shkuar të përgatitur para Kryeministrit përpara se të rikthehen në zyrat e tyre në shtator. A2CNN ka mësuar nga burime pranë qeverisë se Edi Rama i ka njoftuar vartësit e tij që me 28 dhe 29 gusht do të duhet të jenë të pranishëm për retreat-in para sezoni të ri politik.

Ministrat kanë marrë detyrën që në fund të muajit të çojnë në tryezën e kryeministrit analizën e punëve të kryera dhe objektivat e reja përpara vitit zgjedhor. Si gjithmonë, ndërsa ka përcaktuar datat e retreat-it, Rama ka lënë edhe një surprizë për anëtarët e kabinetit, duke mos zbuluar ende vendin e takimit.

Ajo që dihet është se formati i këtij retreat-i veror do të jetë i ngjashëm me atë të Lezhës në janar të këtij viti. Edi Rama do të bëjë bashkë jo vetëm ministrat e zyrtarët e tjerë të lartë të ministrive, por edhe drejtuesit e komisioneve parlamentare, në ato që quhen grupet e punës për çdo sektor ku gjenerohen ide dhe vendosen objektiva për tu realizuar.

Gjithashtu A2 CNN ka mësuar se risia e kësaj radhe mund të jetë edhe pjesëmarrja e kryebashkiakëve, ku ata pritet të mësojnë edhe formulën e re të shpërndarjes së buxhetit të shtetit për pushtetin vendor.

Turizmi pritet të marrë vëmendjen kryesore, ku veç atyre që konsiderohen suksese vëmendje do të marrin edhe problematikat të cilat kanë nisur të evidentohen gjatë muajve të verës, një nga të cilat është edhe ndotja e bregdetit.

Rama pritet të kërkojë rezultate për luftë antikorrupsion dhe për atë që është quajtur superkomisioni “Xhafaj”, një nisëm e iniciuar 8 muaj më parë në retreat-in e Lezhës.

Nga reflektimi mbi “gabimet” e socialistëve në 6 muajt e parë të këtij viti, kryeministri do të ndërtojë edhe platformën e re qeveritare nëpërmjet investimeve në sektorë të ndryshëm dhe platformën elektorale me objektivin e qartë të tij, mandatin e katërt qeverisës.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Egli Proga u vra nga banda e patronazhistëve të rrugës”, reagon PD: Në fillim fshehën autorin, pastaj minimizuan aktin kriminal
Next Article Në kërkim të “spiunëve”. Kuvendi i lë detyrë Autoritetit: Gjej ish-sigurimsat, rikontrollo edhe të “pastruarit”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?