By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shefi i Ligës Premier flet për 115 akuzat e Man Cityt, ku klubi nga Etihad mund të bie nga kategoria nëse shpallet fajtor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Shefi i Ligës Premier flet për 115 akuzat e Man Cityt, ku klubi nga Etihad mund të bie nga kategoria nëse shpallet fajtor
Sport

Shefi i Ligës Premier flet për 115 akuzat e Man Cityt, ku klubi nga Etihad mund të bie nga kategoria nëse shpallet fajtor

admin
Last updated: 14/08/2024 15:25
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shefi ekzekutiv i Ligës Premier, Richard Masters ka folur për seancën dëgjimore për 115 akuzat e Manchester Cityt, pasi u konfirmua data e mundshme e fillimit të tij.

Sipas ESPN, seanca është planifikuar të fillojë më 16 shtator dhe parashikohet të zgjasë rreth dy muaj.

Sidoqoftë, një vendim përfundimtar – duke përfshirë çdo apel të mundshëm – nuk pritet të arrihet deri pas përfundimit të sezonit 2024/25.

Liga Premier e akuzoi për herë të parë Cityn në shkurt të 2023 për 115 akuza për shkelje të rregulloreve, pasi fillimisht hapi një hetim për aktivitetet e klubit pesë vjet më parë.

Akuzat lidhen me një periudhë 14-sezonale nga 2009/10 e tutje dhe përfshijnë shkelje të ndryshme të supozuara të rregullave.

City është akuzuar me 54 akuza për mosdhënie të informacionit të saktë, 14 akuza për mosdhënie të detajeve të sakta për pagesat e lojtarëve dhe trajnerëve, shtatë akuza për shkelje të rregullave të fitimit dhe qëndrueshmërisë së Ligës Premier (PSR), pesë akuza për moszbatimin e Rregulloreve të UEFA-s duke përfshirë Fari Play Financiar dhe 35 akuza për mosbashkëpunim me hetimet e Ligës Premier nga viti 2018 e tutje.

Klubi nga Etihad i mohon me forcë akuzat, me çështjen që tani do të zgjidhet nga seanca e ardhshme e cila do të mbikëqyret nga një panel i pavarur.

Shefi ekzekutiv i Ligës Premier, Masters ka thënë se çështja duhet të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur për të mirën e ligës.

“Kjo ka vazhduar për disa vite dhe tani është koha që çështja të zgjidhet vetë. Kjo ka rëndësi. Kjo krijon pasiguri dhe zhgënjim. Por nuk ka alternativë për zbatimin e rregullave, për të cilat të gjithë ranë dakord”, ka thënë fillimisht Masters.

“Ata e kanë parë njëri-tjetrin në sy, i kanë shtrënguar dorën njëri-tjetrit dhe i kanë thënë: “Ne do t’u përmbahemi këtyre rregullave. Kështu që Liga Premier duhet t’i zbatojë ato”.

“Çfarëdo vështirësie apo zhgënjimi që krijon është pjesë e mbrojtjes së konkurrencës së Ligës Premier, vlerave të saj thelbësore”, përfundoi shefi i ligës.

You Might Also Like

Bayern Munich i dërgon një mesazh të ri Real Madridit për të ardhmen e Michael Olise

Monedha e fatit e Cucurellas, rituali që i solli Spanjës titullin botëror edhe në vitin 2026

Alvaro Arbeloa nuk largohet i vetëm nga Reali, i kërkon dy yjet madrilen në Ligën Premier

A e shtyu Rodri – Donald Trumpin gjatë festimeve të Kupës së Botës? Momenti i sikletshëm bëhet viral

Yamal, Messi apo Rodri? Kush është tani favoriti për ta fituar Topin e Artë?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tufa e luanëve kalon rrugën në Afrikën e Jugut , shoferët detyrohen të ndalen për pak – një burrë e humb durimin dhe nuk respekton vendimin e shumicës
Next Article Ixhet Memeti pranon fajin, Prokuroria: Propozojmë të dënohet me burgim me kusht

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?