By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Temperaturat e larta, Inspektorati Shtetëror i Punës ka shqiptuar 16 ndalesa për mosrespektimit të rekomandimeve për mbrojtje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Temperaturat e larta, Inspektorati Shtetëror i Punës ka shqiptuar 16 ndalesa për mosrespektimit të rekomandimeve për mbrojtje
MaqedoniTOP LAJM

Temperaturat e larta, Inspektorati Shtetëror i Punës ka shqiptuar 16 ndalesa për mosrespektimit të rekomandimeve për mbrojtje

admin
Last updated: 14/08/2024 18:50
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 gusht – Inspektorët Shtetërorë të Punës dje dhe pardje shqiptuan 16 vendime për ndalesë për punë për mosrespektim të rekomandimeve për mbrojtje nga vala e të nxehtit, pasi kishin hasur aktivitete të punëtorëve direkt të ekspozuar në temperatura të larta në periudhën prej orës 11 deri në orën 17, informuan për MIA-n nga Inspektorati Shtetëror i Punës.

Gjatë mbikëqyrjeve inspektuese të zbatuara më 12 dhe 13 gusht, ditët për të cilat Qeveria solli rekomandime, janë shqiptuar edhe 19 vendime me urdhër për respektim të rekomandimeve për parandalim dhe mbrojtje të punëtorëve gjatë punës në kushte të valës së të nxehtit.

Në përputhje me fazën e shpallur portokalli dhe rekomandimet për punë në kushte të valëve të të nxehtit, inspektorët shtetërorë të punës kanë kryer dje gjithsej 139 kontrolle, gjegjësisht 125 kontrolle të jashtëzakonshme dhe 14 kontrolle në aktivitete ku punëtorët janë të ekspozuar ndaj kushteve të pafavorshme mikroklimatike, gjegjësisht ekspozimi ndaj temperaturave të larta jashtë ose ku janë të ekspozuar ndaj rrezatimit të nxehtësisë gjatë funksionimit. Në të njëjtën kohë, ata kanë lëshuar 11 vendime për punëdhënësit me urdhër për respektimin e rekomandimeve, si dhe shtatë vendime për ndalimin e punës për gjetjen e aktiviteteve ku punëtorët janë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj temperaturave të larta në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 17:00.

Nga ISHP informuan se pardje janë zbatuar 145 mbikëqyrje inspektuese prej të cilave 129 të jashtëzakonshme dhe 15 mbikëqyrje kontrolluese të cilët rezultuan me tetë vendime me urdhër për respektim të rekomandimeve dhe nëntë vendime për ndalesë për punë.

Gjatë valëve paraprake të nxehtësisë gjatë kësaj vere në 1140 mbikëqyrje inspektuese të ISHP ishin shqiptuar 95 vendime me urdhër për respektim të rekomandimeve, si dhe 79 vendime për ndalesë për punë. Në të gjitha rastet ku është shqiptuar ndalesa për punë në intervalin e caktuar kohor, siç informojnë nga Inspektorati, punëdhënësit e respektuan ndalesën për punë gjegjësisht kanë ndërprerë me aktivitete të punës.

Me rekomandimet e qeverisë për uljen e rrezikut nga temperaturat e larta, gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç u liruan nga detyrat e punës, dhe punëdhënësit u obliguan të riorganizojnë aktivitetet e punës së punëtorëve të ndërtimit dhe punëtorëve që punojnë jashtë, duke shmangur kryerjen e ndërtimeve dhe aktivitete të tjera të punës në natyrë në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00. Gjithashtu u rekomandua për respektimin e rregulloreve ligjore, duke pasur parasysh faktin se disa procese të rrezikshme prodhimi dhe teknologjike mund të paraqesin rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Qeveria i vazhdon masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga temperaturat e larta edhe për të enjten
Next Article Zekolli – Shaqiri pret në takim zv.ambasadorin Çelikaja: Forcimi dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?