By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komediani Romesh Rangathan tregon tatuazhin me shqiponjë në emisionin britanik, Rita Ora reagon e habitur: O Zot, është shqiponja jonë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Komediani Romesh Rangathan tregon tatuazhin me shqiponjë në emisionin britanik, Rita Ora reagon e habitur: O Zot, është shqiponja jonë
Showbizz

Komediani Romesh Rangathan tregon tatuazhin me shqiponjë në emisionin britanik, Rita Ora reagon e habitur: O Zot, është shqiponja jonë

admin
Last updated: 22/08/2024 14:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Komediani britanik Romesh Rangathan ka ndarë së fundmi me ndjekësit e tij në TikTok një video nga e kaluara, ku ka treguar një veprim të pazakontë që kishte bërë në trupin e tij – tatuazhin me shqiponjën e cila gjendet në flamurin shqiptar.

Gjatë një interviste të përbashkët me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora, në emisionin “The Jonathan Ross Show”, Rangathan e kishte bërë publike këtë tatuazh të veçantë. Me një ton humori, ai kishte thënë se ndoshta kishte bërë një gabim.

“Jam penduar”, ishte shprehur Rangathan me shaka, teksa tregonte për vendimin e tij të momentit për të bërë tatuazhin. Ai shpjegoi se gjithçka ndodhi në një bunker gjatë një vizite në Shqipëri. “Ka shumë bunkera në Shqipëri. Në një nga bunkerët që vizitova, ishte një artist që bënte fotografi dhe gjëra të tjera. Ai më tha, ‘Unë bëj gjithashtu tatuazhe, a do të të bëj një?’ dhe unë i thash, ‘Në rregull, le ta bëjmë’”, rrëfeu komediani me buzëqeshje.
Kur Rita Ora kishte parë shqiponjën e zezë të bërë tatuazh në krahun e Rangathan, me entuziazëm kishte reaguar: “O Zot i madh, është pikërisht ajo! Po, është shqiponja jonë, është kaq çmenduri që ti e ke bërë këtë”.

That time i got a tattoo in Albania #jonathanrossshow #romeshranganathan #fyp ♬ original sound – Romesh Ranganathan

 

Përveç tregimit për tatuazhin, Rangathan kishte ndarë detaje nga vizita e tij në Shqipëri dhe përvojat e tij me shqiptarët, duke treguar një respekt të madh për kulturën dhe njerëzit e vendit tonë.

Videoja e cila është rishpërndarë së fundmi nga vet komediani në TikTok, është bërë virale dhe duke tërhequr mijëra shikime dhe komente. Tatuazhi i Rangathan ka ngjallur diskutime dhe ka sjellë një buzëqeshje në fytyrat e shumë shqiptarëve, të cilët e panë aktin si një gjest të veçantë dhe të papritur nga komediani i njohur britanik.

Rita Ora në “The Jonathan Ross Show” (Foto: REX/Shutterstock)

You Might Also Like

Lisa Kudrow e “Friends” zbulon kërkesën e bezdisshme të fansave që refuzon: Vërtet nuk dua ta bëj këtë

“E preferuara ime e ditës është Kendall”, Kylie Jenner zbulon motrën e saj të preferuar

Selena Gomez dhe Benny Blanco shijojnë momente romantike në Venecia

“Motër e vogël, kjo këngë është për ty”, Cruz Beckham emocionon Harperin në Festivalin e Reading

“Këtu bëhen edhe dasma”, Harry Styles bën shaka për martesën e Taylor Swift në Madison Square Garden

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nëse kanë dëshmi, le t’i dorëzojnë, thotë Mickoski pas akuzave të LSDM-së për ikjen e Blerim Ramadanit
Next Article Aeroplani me të cilin besohet se ka udhëtuar në rajon shefi i CIA-s shihet në Aeroportin e Prishtinës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?