By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Claudio Bravo tërhiqet nga futbolli në moshën 41-vjeçare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Claudio Bravo tërhiqet nga futbolli në moshën 41-vjeçare
Sport

Claudio Bravo tërhiqet nga futbolli në moshën 41-vjeçare

admin
Last updated: 27/08/2024 10:34
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Portieri kilian, Claudio Bravo ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli profesionist në moshën 41-vjeçare.

Në një mesazh të përzemërt të postuar në rrjetet sociale, Bravo ka ndarë me fansat vendimin e tij.

“Përshëndetje të gjithëve, përmes kësaj video dua të ndaj me ju se do të largohem nga futbolli profesionist”.
“Besoj se kam marrë vendimin e duhur, një vendim të mirë-menduar dhe që është diskutuar thellësisht me familjen time dhe më të afërmit”.

“Po mbyll një kapitull shumë të rëndësishëm në jetën time dhe është gjithashtu një moment për të filluar një fazë tjetër në jetën time, një stad familjar që do të jetë po aq i suksesshëm sa ky, i cili na solli kënaqësi të madhe në çdo kuptim”, ka thënë Bravo.

Bravo gëzoi një karrierë të suksesshme, veçanërisht duke veshur ngjyrat e Barcelonës midis 2014 dhe 2016, gjatë së cilës ai mbajti 43 herë portën e paprekur në 75 ndeshje për klubin.

Ai gjithashtu fitoi dy herë La Ligën, dy herë Copa del Rey, Superkupën e Spanjës, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube me Barcelonën, ndërsa fitoi edhe trofe tjerë me Manchester Cityn dhe Real Betisin.

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kanadaja do të vendosë tarifa 100% për automjetet elektrike të prodhimit kinez
Next Article Mundohuni të numëroni të gjithë trekëndëshat

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?