By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rënia e dollarit ndaj euros në tregun ndërkombëtar u reflektua në tregun vendas
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rënia e dollarit ndaj euros në tregun ndërkombëtar u reflektua në tregun vendas
Shqipëri

Rënia e dollarit ndaj euros në tregun ndërkombëtar u reflektua në tregun vendas

admin
Last updated: 27/08/2024 15:22
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Leku është mbiçmuar në tremujorin e dytë të vitit, pas ecurisë së qëndrueshme të shfaqur në tremujorin e parë, bëri të ditur Banka e Shqipërisë, teksa vuri në dukje se ky do të jetë një realitet i ri në kursin e këmbimit.

Sipas BSH-së, kursi euro/lek rezultoi mesatarisht 101.5 në muajin prill dhe 100.4 në muajt maj e qershor, nga 104.0 që ishte në dy tremujorët paraardhës. Gjatë muajit korrik, ai është shfaqur i qëndrueshëm pranë mesatares së dy muajve të mëparshëm. Por krahasuar me një vit më parë, shpejtësia dhe masa e mbiçmimit të vërejtur deri tani gjatë këtij viti janë ndjeshëm më të ulëta.
Sipas BSH-së, kjo për faktin e zgjerimit të investimeve, rritjes së fluksit të turistëve dhe eksporteve.
Për pasojë, mbiçmimi vjetor i kursit eur/lek është zvogëluar në tremujorin e dytë, duke zbritur në 6.4% në qershor e më tej në 2.8% në muajin korrik, nga 9.4% që ishte në fund të tremujorit të parë të vitit.
Pavarësisht luhatjeve në tregun valutor, BSh-së vëren se, gjatë këtij viti, tregu valutor është karakterizuar nga vëllime të larta dhe kushte normale të tregtimit.
Rritja vjetore e vëllimeve të tregtimit u përshpejtua në 30% në tremujorin e dytë, nga 16% që ishte në tremujorin e parë të vitit dhe 11.5% vitin që kaloi.
Paralelisht, luhatshmëria dhe spread-et mes kuotimit në shitje dhe atij në blerje për Euron kanë rezultuar brenda intervalit normal të tyre.

Ekspertët theksojnë se niveli i euros përballë lekut do të jetë një normalitet i ri në kursin e këmbimit dhe nuk parashikohet që të ketë një forcim të monedhës europiane ndaj lekut.

Dobësimi i monedhës europiane vlerësohet si një faktor pozitiv nga Banka e Shqipërisë pasi ndikon direkt në mbajtjen nën kontroll të çmimeve të konsumit. Po ashtu një trend i tillë është pozitiv edhe për të gjithë ata persona që kanë kredi në euro sepse do të paguajnë më pak. Përfitime nga një lek i fortë përballë euros ka edhe qeveria pasi paguan më pak kosto për boxhin e jashtëm. Ata që dëmtohen direkt janë eksportuesit pasi i shesin mallrat në euro duke marrë më pak fitime.

Por këtë vit monedha kombëtare shqiptare, duket se ka fituar revansh edhe kundrejt valutave të tjera të huaja.
Leku është mbiçmuar edhe ndaj dollarit amerikan gjatë tremujorit të dytë.
Kështu kursi usd/lek zbriti në 94.6 lekë/usd në muajin prill, nga 95.7 lekë që ishte
në tremujorin e parë, për t’u luhatur rreth mesatares 93.1 lekë në muajt maj
dhe qershor.
Ndërkohë gjatë muajit korrik, nënçmimi i dollarit kundrejt euros në tregun ndërkombëtar ka sjellë edhe dobësimin e tij në tregun vendas.
Mbiçmimi vjetor i lekut ndaj dollarit amerikan ka vijuar të bjerë, duke qëndruar në 5.9% në qershor dhe 0.9% në korrik, nga 7.6% që ishte në fund të tremujorit të parë./ATSH/

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Meta: Brezi i ri duhet të shkundet për të qenë i ndërgjegjshëm
Next Article Nuk i ndahet shqiptarëve, ish-e dashura ruse e Don Xhonit tani e mbështet Taynën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?