By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BE-ja e konsideron prioritet rundin e ri të dialogut Kosovë-Serbi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BE-ja e konsideron prioritet rundin e ri të dialogut Kosovë-Serbi
Maqedoni

BE-ja e konsideron prioritet rundin e ri të dialogut Kosovë-Serbi

admin
Last updated: 02/09/2024 18:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

BE-ja e konsideron prioritet rundin e ri të dialogut Kosovë-Serbi

Bashkimi Evropian e konsideron prioritet organizimin e rundit të ri të dialogut Kosovë-Serbi, në nivel kryenegociatorësh.

Por, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, nuk dha ndonjë datë për një takim të tillë, duke thënë se data do të bëhet publike në një kohë të përshtatshme.

Një ditë më parë, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se do të qëndrojë në Prishtinë për të përgatitur rundin e ri të dialogut, duke mos dhënë më shumë detaje.

“Si zakonisht, takimet i paralajmërojmë kur të jetë e përshtatshme. Takimet në nivel të kryenegociatorëve nuk i paralajmërojmë zakonisht për media. Por, pa dyshim qëllimi ynë është që sa më parë të kemi takim në nivel kryenegociatorësh sepse ka një varg çështjesh për të diskutuar”, tha Stano.

Gjatë konferencës për media në Bruksel, Stano u pyet lidhur me mbylljen e pesë institucioneve paralele serbe nga Kosova javën e kaluar. Ai përsëriti qëndrimin e shprehur nga blloku se këto veprime janë të njëanshme dhe të pakoordinuara, me potencial të rritjes së tensioneve.

Edhe Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë kritikuar veprimet e Kosovës në veri.

Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se institucionet e mbyllura në veri të Kosovës punonin nën udhëheqjen e Serbisë, duke e “cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”/REL

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zv.kryeministri i parë Mexhiti shpërndau Abetaren e Unifikuar Shqiptare në shkollat e Çairit
Next Article Ambasadori britanik takon Krasniqin e Hamzën, flasin për ngjarjet e fundit dhe planet e zgjedhjeve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?