By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vazhdon procesi gjyqësor kundër Maksim Dimitrievskit për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vazhdon procesi gjyqësor kundër Maksim Dimitrievskit për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Maqedoni

Vazhdon procesi gjyqësor kundër Maksim Dimitrievskit për keqpërdorim të pozitës zyrtare

admin
Last updated: 05/09/2024 14:07
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 shtator – Gjykimi i kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i akuzuar nga Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Kumanovë për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, pas denoncimit të dy kumanovarëve, vazhdoi me dëgjimin e ekspertëve nga fusha e ndërtimit dhe operacioneve ekonomike dhe financiare në Gjykatën Themelore të Kumanovës, transmeton Portalb.mk.

Ekspertët përsëritën konstatimet dhe mendimin e tyre mbi bazën e të cilit është ngritur aktakuza kundër të akuzuarit Dimitrievski, se ai nuk e ka respektuar ligjin dhe i ka shkaktuar dëme kompanive private.

“Si njëri, si tjetri ekspert konfirmuan se me veprimet e tij në pjesën e ndërtimit, kryetari i komunës ka shkelur ligjin e ndërtimit me atë që nuk ka nxjerrë në kohë përllogaritjen e kompensimit për ndërtimin e tokës, ndërsa në pjesën ekonomike sa është shuma e dëmit që kanë pësuar dy personat juridikë të dëmtuar. Mbrojtja u përpoq të zvogëlojë masën e dëmit, kërkon të paraqesë disa shpenzime si shpenzime të nevojshme, por kjo është thjesht e pamundur, me atë nuk do të ndryshojë kualifikimi ligjor, vetëm qëndrimi i të njëjtit nen. Në ndërkohë kryetari i komunës ka nënshkruar lejen e ndërtimit, por kjo nuk e zvogëlon fajin, sepse nuk ka vepruar në kuadër të kompetencave të dhëna nga ligji për ndërtim dhe me këtë ka shkaktuar dëmin”, tha avokati i biznesmenit, Viktor Bozhinovski.

Kompanitë “UPM-GRUP” dhe “Hromak” kërkojnë dëmshpërblim prej 3,3 milionë denarë, mjete të cilat i kanë shpenzuar për dokumentacionin e nevojshëm për marrjen e lejes së ndërtimit, si dhe për 4 kontrata dhe pagesa për tri kompani për fillimin e punimeve terren në përgatitje për aktivitetet e ndërtimit. Me faktin që Dimitrievski nuk e ka firmosur lejen e tyre në afatin e parashikuar ligjor, por pas 1 viti, kanë pësuar dëme, të cilat tani kërkojnë dëmshpërblim.

Mbrojtja i ka marrë në pyetje ekspertët për më shumë se 2 orë, pas së cilës ka thënë se nuk i pranon konstatimet dhe mendimet e tyre, sepse i konsideron jo objektive dhe të njëanshme dhe se deklarata gojore është në kundërshtim me konstatimet dhe mendimet e shkruara. Avokatët thanë se ekspertimi është bërë në bazë të provave selektive, pa praninë e mbrojtjes. Për këtë arsye ata kërkuan nga gjykata që të mos pranohen gjetjet e paraqitura, pasi nuk kanë vlerë provuese.

Sipas aktakuzës, nga prilli i vitit 2023, si kryetar i Komunës së Kumanovës, Dimitrievski nuk e ka kryer detyrën zyrtare dhe nuk e ka nënshkruar vendimin për ndërtim dhe përllogaritjen për kompensim për zhvillimin e tokës ndërtimore të subjekteve juridike “UPM-GRUP”. dhe “Hromak” nga Kumanova. Me këtë ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 paragrafi 4 i Kodit Penal.

Dimitrievski më pas tha se akuza është ngritur për të dëmtuar reputacionin e tij dhe për ta diskredituar para zgjedhjeve. Biznesmenët i kërkuan të mos luajë “viktimën” por të respektojë ligjin dhe vendimet e institucioneve kompetente dhe gjykatave më të larta.

Seanca e radhës është caktuar për datën 2 tetor, kur do të paraqiten provat me shkrim të prokurorisë dhe mbrojtjes, si dhe të dëshmitarëve të mbrojtjes.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Michel Barnier emërohet kryeministri i ri i Francës
Next Article Manastirliu në shkollën speciale “Luigj Gurakuqi”: Krijohen 3 qendra burimore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?