By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Valtonen: Finlanda e gatshme ta ndihmojë Kosovën në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Valtonen: Finlanda e gatshme ta ndihmojë Kosovën në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë
Maqedoni

Valtonen: Finlanda e gatshme ta ndihmojë Kosovën në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

admin
Last updated: 05/09/2024 14:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, ka thënë se shteti i saj është i gatshëm të bëjë “çfarëdo që është e mundur” për ta mbështetur Kosovën në dialogun me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve, raporton Ekonomia Online.

Valtonen, në një konferencë të përbashkët për medie me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e ka quajtur Finlandën mike të fuqishme të Kosovës, e cila ka mbështetur anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO.

Pas takimit të përbashkët, kryediplomatja finlandeze ka thënë se janë të gatshëm të punojnë edhe në raportet tregtare, veçanërisht në digjitalizim dhe energjinë  e pastër, me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Finlanda ka qenë dhe mbetet një mik i fuqishëm i Kosovës, kjo është mjaft e theksuar në takimin e sotëm. Si mbështetje e fuqishme për Kosovën, ka qenë që nga koha kur ajo e ka fituar pavarësinë e saj. E kemi mbështetur anëtarësimin e Kosovës në BE, dhe po ashtu mbështesim anëtarësimin e saj në NATO”.

“Të gjithë anëtarët e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishëm. Ne jemi të gatshëm që të punojmë intensivisht për të shtuar raportet tona tregtare dhe për t’i forcuar sektorët premtues, si digjitalizimin, energjia e pastër”.

“Kemi biseduar për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe normalizimin e marrëdhënieve mes palëve. Finlanda është përkrahëse, në kuadër të KFOR-it dhe EULEX-it në stabilitetin për Ballkanin Perëndimor. Ashtu siç është pajtuar në marrëveshjen e vitit të kaluar për normalizimin e marrëdhënieve, Finlanda është e gatshme që të bëjë çfarëdo që është e mundur që t’ju mbështes në këtë rrugë”, ka thënë ajo, raporton EO.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gonxhja: Veprime të koordinuara që produktet shqiptare të jenë konkurruese në tregjet ndërkombëtare
Next Article Gërvalla: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova e përkushtuar ta zbatojë sundimin e ligjit në çdo cep të saj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?