By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vijon prezenca e “pertusis” në Kumanovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vijon prezenca e “pertusis” në Kumanovë
Maqedoni

Vijon prezenca e “pertusis” në Kumanovë

admin
Last updated: 14/09/2024 19:16
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kumanovë, 14 shtator – Në rajonin Veri-lindor që përfshinë komunat e Kumanovës, Likovës, Kriva Pallankës, Kratovës, Rankovcit e Nagoricit të Vjetër, po vazhdon trend i njejtë i situatës së të prekurve me Pertusis apo “Kollën e Mirë”. Sipas njoftimeve që po arrijnë nga Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë, deri në dhjetë ditëshin e parë të këtij muaji në qytetin e Kumanovës, shifrat tregojnë se kemi rritje të vazhdueshme të rasteve të reja edhe atë jo vetëm tek fëmijët, por edhe tek të rriturit.

“Nga fillimi i epidemisë, nga 6 shkurti deri më 5 shtator në nivel të rajonit të Qendrës për Shëndet Publik në Kumanovë që përfshinë të gjitha komunat e Maqedonisë verilindore, gjithsej janë të evidentuar 127 persona të prekur nga epidemia e Pertusis apo Kolla e mirë. Ndërkaq sipas vendbanimeve kjo epidemi është e përhapur me sa vijon, Kumanova me 84 raste, 18 në komunën e Likovës, 17 në komunën e Kratovës dhe 8 raste në Kriva Pallankë. Vetëm javën e fundit përfundimisht më 5 shtator, 5 raste kemi në Kumanovë, në Likovë 2, Kriva Pallankë 1 dhe Kratovë 2” – thotë Dr.Jadranka Stamenkovska nga QSHP – Kumanovë.

Nga Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë, druajnë se tani me fillimin e vitit të ri shkollor pritet të rritet numri i të prekurve nga “Pertusis”.

“Me fillimin e vitit të ri shkollor, ashtu edhe siç pritej kemi ngritje të numrit të të prekurve nga ‘Pertusis’, andaj rekomandimet janë që personat e sëmurë të cilët marrin terapi adekuate të izolohen së paku 5 ditë qoftë në kushte shtëpiake apo institucionale, mbetet edhe më tej rekomandimi që mjekët amë ti dërgojnë pacientët në kontrollë laboratorik” – shprehet Dr. Stamenkovska.

“Pertusis” apo siç njihet ndryshe edhe si “Kolla e mire” është sëmundje ngjitëse e traktit respirator, e cila shkaktohet nga bacile negative e cila gjendet në hundën, gojën dhe fytin e një personi të infektuar, e cila shumë lehtë mund të përhapet, sidomos në ditët e sotme kur janë edhe prezentë virozat e shumta.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Asistentët arsimor nuk kanë filluar me punë, psikologët: Për fëmijët me ngecje duhet ndihmës
Next Article Shaqir Fetahu “kërcënon”, Bexhet Musliun pronarin e Zhurnal-it, pas publikimit të lajmit për “Skandalin-Propagandë”! (FOTO)

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?