By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti dhe Nagavci pjesë e përurimeve të investimeve në shkollën “Metush Krasniqi” në Roganë të Kamenicës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti dhe Nagavci pjesë e përurimeve të investimeve në shkollën “Metush Krasniqi” në Roganë të Kamenicës
Maqedoni

Kurti dhe Nagavci pjesë e përurimeve të investimeve në shkollën “Metush Krasniqi” në Roganë të Kamenicës

admin
Last updated: 16/09/2024 15:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Janë përuruar investimet në Shkollën Fillore dhe të Mesme e Ulët, “Metush Krasniqi” në Roganë të Komunës së Kamenicës, me çrast mori pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti, për këto investime të bëra në vlerë prej 1 milion euro, në pjesën e jashtme si dhe në inventor, tha se do të krijojnë kushte të shkëlqyera për 197 nxënësit, si dhe stafin prej 39 punonjësve arsimorë dhe profesionalë.

“Me vlerë prej mbi 1 milion euro, ky projekt përfshinë përmirësime të thella në hapësirat e brendshme, në vlerë prej 850 mijë euro dhe 165 mijë euro për pjesën e jashtme të shkollës, si dhe 36 mijë euro për inventarin e ri për mësim cilësor”, njoftoi kryeministri Kurti.

Tutje shtoi më tej ai, MAShTI dhe Komuna e Kamenicës do të ndërtojnë në këtë komunë edhe dy çerdhe të reja, përfshirë një në Roganë dhe tjetra në Koretinë në vlerë prej 741 mijë euro, e cila është duke u ndërtuar dhe pritet të hyjë në funksion shumë shpejt.

Pas prerjes së shiritit dhe përfundimit të fjalës, kryeministri Kurti pa nga afër ambientet e brendshme, ekspozitën me punimet e nxënësve të shkollës të prezantuara në hollin e kësaj shkolle si dhe kabinetet ku ndoqi performancën e nxënësve.

Ndërsa, pjesë e përurimeve ishte edhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

“Jemi sot bashkë këtu, është kënaqësi po aq sa edhe përgjegjësi; kënaqësi, sepse po përurojmë objektin e ri të shkollës “Metush Krasniqi” dhe përgjegjësi, sepse si Qeveri dhe Ministri mundohemi që të kryejmë më së miri detyrën tonë duke qenë pranë jush dhe krijuar kushte për arsim cilësor”, tha Nagavci.

Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, tha se fokus i kësaj komune do të mbetet arsimi, prandaj edhe investimi në këtë shkollë ka qenë i domosdoshëm.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin, Van Dijk po monitorohet nga dy gjigantët italianë
Next Article Rasti “Titanik 3”, apeli hedh poshtë propozimin e mbrojtjes së zyrtarëve të BDI-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?