By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Haaland mund të mposhtë rekordin e çmendur të Ronaldos nëse shënon ndaj Interit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Haaland mund të mposhtë rekordin e çmendur të Ronaldos nëse shënon ndaj Interit
Sport

Haaland mund të mposhtë rekordin e çmendur të Ronaldos nëse shënon ndaj Interit

admin
Last updated: 17/09/2024 10:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Erling Haaland mund të mposhtë një rekord të jashtëzakonshëm që momentalisht mbahet nga Cristiano Ronaldo në rast se shënon në Ligën e Kampionëve këtë javë.

Norvegjezi e vazhdoi formën e tij të mirë edhe këtë vikend, duke shënuar dy herë në fitoren e Cityt me rezultat 2-1 ndaj Brentfordit, e cila e zgjati tutjen serinë perfekte të rezultateve këtë sezon.

Haaland dështoi që të bëhej lojtari i parë në Ligën Premier që shënon tri herë radhazi het-trik, por megjithatë arriti që të mposhtë një tjetër rekord.
Ai u bë lojtari i parë i cili ka arritur të shënojë nëntë gola në katër ndeshjet e para në elitën e futbollit anglez këtë sezon.

Duket se çdo ndeshje i ofron atij mundësinë për të thyer një rekord të ri, ndërsa as takimi me Interin të mërkurën nuk do të jetë më ndryshe.

Haaland momentalisht numëron 99 gola për Manchester Cityn në 103 ndeshje, që do të thotë se ka edhe një mundësi të mposhtë Cristiano Ronaldon i cili ka arritur shifrën e 100 golave pas 105 paraqitjeve për Real Madridin.

Në rast se Haaland dështon të shënojë në ndeshjen e ardhshme, ai do të ketë mundësinë ta barazojë pesë herë fituesin e Topit të Artë, por bazuar në formën e tij së fundmi, Ronaldo mund të shqetësohet për rekordin e tij në Arabinë Saudite.

Teksa ylli i Cityt ka një punë të vështirë për të barazuar numrin total të golave që Ronaldo kishte shënuar për Realin (451 gola në 438 ndeshje), Haaland është mjaft afër për ta thyer këtë rekord i cili me vite mban emrin e portugezit.

You Might Also Like

Kosova sonte synon fitore ndaj Sllovenisë

FFK-ja gjobitet për “shkelje të lehtë” në ndeshje me Suedinë

Infantino sot në Kosovë, FFK: Ditë e madhe për vendin tonë

Enis Bardhi bëhet baba

Lavdrim Kasami ftohet në Kombëtaren U19 për miqësoret kundër Irlandës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Afati i dytë i regjistrimit për vitin e parë në UCM, vende të lira ka pothuaj se në të gjitha fakultetet
Next Article Trump jep detaje nga sulmi në fushën e golfit, agjentët e Shërbimit Sekret e kishin ‘kapur’ dhe futur në karrocën e golfit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?