By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bujar Osmani: Askush nuk do të qëndroj indiferent përballë përpjekjeve për të përhapur urrejtje ndëretnike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bujar Osmani: Askush nuk do të qëndroj indiferent përballë përpjekjeve për të përhapur urrejtje ndëretnike
Maqedoni

Bujar Osmani: Askush nuk do të qëndroj indiferent përballë përpjekjeve për të përhapur urrejtje ndëretnike

admin
Last updated: 20/09/2024 10:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 shtator  – Ish-ministri i punëve të Jashtme, Bujar Osmani në një status në Facebook ka shkruar se tani më nuk është çështje pozitë apo opozitë, por siç thotë është përgjegjësi kolektive. Tutje, Osmani potencon se askush nuk do të qëndroj indiferent përballë përpjekjeve për të përhapur urrejtje ndëretnike, ose siç thotë Osmani, për të minuar gjithçka që është ndërtuar.

“Jo në emrin tim” Në kohë si këto, kur historia po shkruhet çdo ditë, secili prej nesh, pavarësisht pozitës apo përkatësisë politike dhe partiake, ka një përgjegjësi të madhe si qytetar. Askush, nuk mund të qëndroj indiferent përballë përpjekjeve për të përhapur urrejtje ndëretnike , shkelje të dinjitetit dhe barazisë apo për të minuar gjithçka që kemi ndërtuar me aq shumë sakrifica”, kështu ka shkruar Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

“Nuk është më çështje pozite apo opozite , por çështje ndërgjegjeje dhe përgjegjësie kolektive.
Kushdo që përpiqet të shkatërrojë vlerat tona të barazisë së plotë, bashkëjetesës, duhet të dijë se çdo qytetar që këtë vend e sheh si shtëpi e përbashkët e popujve që jetojnë këtu, do të ngrejë zërin.

Kjo nuk është thirrje për përçarje, por për unitet.

Pasuria më e madhe e vendit tonë është barazia dhe mozaiku ynë multietnik dhe asnjë shërbëtor i ideve të ngushta nuk do të mund ta shkatërrojë këtë.

Tani është koha kur secili prej nesh duhet të thotë: “Jo në emrin tim.”

Ne nuk jemi spektatorë, por pjesëmarrës aktivë në mbrojtjen e asaj që është më e çmuara për ne – barazia, uniteti dhe harmonia jonë”, ka shkruar në Facebook, Bujar Osmani.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Publikohet “Ma Bella” nga Dafina Zeqiri, GIMS dhe Accaoui
Next Article VLEN: Balancuesi i ngrirë është edhe një nga disfatat e BDI-së!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?