By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Balancuesi i ngrirë është edhe një nga disfatat e BDI-së!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Balancuesi i ngrirë është edhe një nga disfatat e BDI-së!
Maqedoni

VLEN: Balancuesi i ngrirë është edhe një nga disfatat e BDI-së!

admin
Last updated: 20/09/2024 10:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 shtator – Ziadin Sela me urdhër të Ali Ahmetit ka dy ditë që po përpiqet të mbulojë disfatën e tyre. Njoftimet se do të propozojnë Ligjin për përfaqësim të drejtë duken tejet joserioze.

Të ishin të aftë, do ta kishin zgjidhur këtë çështje kur ishin në pushtet. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ngrirjen e Balancuesit,  është një  konfirmim se BDI në vend që të përdorë funksionet në Qeveri me LSDM-në e delegjitimuar për zgjidhje sistematike të statusit të shqiptarëve, iu përkushtua grabitjes së parasë publike dhe pasurimit personal.

Çdo ditë konfirmohet se gjithçka që është bërë gjatë regjimit të tyre është sipërfaqësore, me motive populiste dhe për pikë politike ditore. Gjykata Kushtetuese, përbërja aktuale e së cilës u votua pikërisht me votat dhe ndikimin e BDI-së, ngriu përdorimin e Balancuesit, gjë që
paraqet një tjetër disfatë programore dhe kadrovike të politikave të BDI-së.

Ky fakt nuk mund të fshihet me justifikimin se shumica e Badenterit duhet të futet në Gjykatën Kushtetuese. Koalicioni VLEN u shpreh qartë se Balancuesi është një koncept joefektiv, sepse u bë mjet për keqpërdorime që kur maqedonasit filluan të deklarohen si shqiptarë për t’u punësuar në administratën publike.

Prandaj, ne jemi duke hartuar një ligj për përfaqësim të drejtë, të cilin do ta vëmë në shqyrtimin e publikut ekspert me debat  publik,  për të marrë një zgjidhje efikase dhe të qëndrueshme që do të jetë plotësisht e zbatueshme në praktikë dhe do t’u mundësojë shqiptarëve të
punësohen në  institucionet shtetërore në bazë të  aftësive profesionale dhe jo për shkak të përkatësisë partiake.

Ngrirja e balancuesit nuk do të pengojë punësimin e shqiptarëve në organet e administratës shtetërore edhe në këtë periudhë të vakumit ligjor, sepse është një nga parimet e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe kategori kushtetuese.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bujar Osmani: Askush nuk do të qëndroj indiferent përballë përpjekjeve për të përhapur urrejtje ndëretnike
Next Article Ministri i Çështjeve Evropiane Murtezani për vizitë në Budapest

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?