By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Manastriliu: Program të përbashkët mes diasporës akademike dhe universiteteve shqiptare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Manastriliu: Program të përbashkët mes diasporës akademike dhe universiteteve shqiptare
Shqipëri

Manastriliu: Program të përbashkët mes diasporës akademike dhe universiteteve shqiptare

admin
Last updated: 20/09/2024 12:31
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Ministria e Arsimit dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF ) nënshkruan sot marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit READ për projektet e kërkimit shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri dhe angazhimin e akademikëve shqiptarë të diasporës.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se përmes këtij bashkëpunimi ne po krijojmë një urë të rëndësishme mes akademikëve të diasporës dhe universiteteve shqiptare, që jo vetëm sjell përvojën ndërkombëtare, por ndihmon në rritjen e kapaciteteve tona kërkimore.

“Sot kemi 130 projekte të kërkimit shkencor dhe infrastrukturës shkencore të financuara nga qeveria shqiptare përmes AKSHI-t. Janë 5 programet të cilat financohen përmes AKSHI-t, janë programe të kërkimit shkencor, projekteve dhe infrastrukturës së kërkimit shkencor. Janë programe të përbashkëta me vende europiane si Austria dhe Italia. Jemi duke e shtrirë edhe në vende të tjera, në mënyrë që të kemi mundësi të zhvillojmë kapacitetet nëpërmjet ekspertizës më të mirë të universiteteve prestigjioze dhe të akademikëve të tyre. Vetëm për kërkimin shkencor, ne kemi rritur, krahasuar me një vit më parë, fondet me 56%, të cilat shkojnë pikërisht për kërkimin shkencor. Më shumë se 5 milionë euro janë akorduar vetëm për projektet që kemi financuar këtë vit”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) do të financojë dhe administrojë zbatimin e Programit READ, duke përfshirë mbulimin e kostove për akademikët e diasporës dhe monitorimin e projekteve të zbatuara.

Sot hapet dhe thirrja e parë për projektet e financuara nga programi READ, duke ftuar akademikët që deri më 16 dhjetor të këtij viti të paraqesin propozimet e tyre dhe të përfshihen në këtë nismë të rëndësishme për zhvillimin e kërkimit shkencor në Shqipëri.

Martin Mata, bashkëdrejtues i AADF-së, zbuloi një tjetër projekt bashkëpunimi në fushën e kërkimit shkencor.

“Ne kemi një histori të gjatë bashkëpunimi dhe mbi 60 milionë dollarë është mbështetja e AADF-së për projektet e arsimit. Nëse gjen shtrat, mënyrën dhe damarin e mirë për të bashkëpunuar me Ministrinë e Arsimit në rastin konkret, rezultatet janë aty dhe janë të gjitha të matshme. Ne jemi duke bërë gati një projekt të ri në bord dhe, nëse aprovohet, në mes të këtij tetori do të vendosen themelet e një projekti të ri, i cili do ta ngrejë në një shkallë edhe më të lartë kërkimin shkencor në universitete”, tha Mata.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, përmes AKKSHI do të bashkëfinancojë projektet e përzgjedhura dhe do të sigurojë transferimin në kohë të fondeve për akademikët në Shqipëri. Të dy institucionet do të bashkëpunojnë për vlerësimin dhe përzgjedhjen e projekteve, duke garantuar transparencë të plotë në çdo fazë.

Programi READ, i nisur në vitin 2021, është një platformë që lidh kërkuesit shqiptarë të diasporës me universitetet shqiptare, duke synuar kërkime shkencore, mbikëqyrjen e doktoraturave, zhvillimin e kurrikulave dhe bashkë-mësimdhënien. Marrëveshja e sotme rrit angazhimin e të dy institucioneve për të bashkëfinancuar dhe për të mbështetur projekte të përbashkëta kërkimore.

You Might Also Like

Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale

Ministri Nufi në Departamentin e Shtetit: Forcojmë bashkëpunimin Shqipëri-SHBA në mbrojtje

Doganat, masa për sezonin veror, lehtësi për kalimin e qytetarëve dhe të mallrave

Mbeti e plagosur nga përplasja e dy automjeteve në aksin Lin-Pogradec, ndërron jetë pasagjerja

Anembanë botës, nga Europa në SHBA e Kanada! Protestat masive të shqiptarëve pushtojnë kryeqytetet kryesore: Rama jep dorëheqjen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pjetër Shala: Kemi gjetur fjali të ndryshuara gjatë përkthimeve, nuk e di se në çfarë mënyre jam dënuar
Next Article Tabaku: Qeveria mungesë vullneti në zbatimin e Reformës Zgjedhore sipas OSBE-ODIHR

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?