By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ish-legjenda e Man Utd zbulon se si klubi ia bllokoi Fergusonit transferimin e Ronaldos dhe Bale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Ish-legjenda e Man Utd zbulon se si klubi ia bllokoi Fergusonit transferimin e Ronaldos dhe Bale
Sport

Ish-legjenda e Man Utd zbulon se si klubi ia bllokoi Fergusonit transferimin e Ronaldos dhe Bale

admin
Last updated: 01/10/2024 14:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Manchester United ishin të sigurt ’99 për qind’ për transferimin e dyshes Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale para pensionimit të Sir Alex Ferguson.

Ky informacion u zbulua nga ish-mbrojtësi i ‘Djajve të Kuq’, Patrice Evra. Ai ishte pjesë e ekipit të Unitedit të cilët përcollën teknikun skocez drejt pensionimit në vitin 2013 pas triumfit në Ligën Premier.

Ferguson, i cili ishte rikthyer nga pensionimi më herët, ishte gati që të zgjaste bashkëpunimin me klubin pasi po përgatitej për goditjen e dyfishtë, transferimin e Cristiano Ronaldos, i cili u largua në vitin 2009 dhe më pas Gareth Bale që ishte një objektiv serioz.

“Një nga ditët më të trishtueshme, nuk kam qarë, isha në shok. Arsyeja është sepse dy javë më herët, ai më solli në zyrën e tij dhe më tha, ‘Patrice, shikoni këta njerëz, ata mendojnë se do të pensionohem. Unë do të jem këtu edhe për 10 vite të tjera, por duhet të fitojmë më shumë Liga të Kampionëve’”.

“Ai më tha mua ‘Patrice, Cristiano Ronaldo 99 për qind u pajtua të rikthehej dhe Gareth Bale gjithashtu’”, ka thënë Evra.

“Atij iu deshën 200 milionë euro dhe klubi refuzoi që t’ia jap këto para. Dhe tani, ata kanë shpenzuar një miliardë apo çfarëdo qoftë”.

“Ishte në vitin 2013, pak para se të pensionohej, kështu që kjo është pse unë e mbaj mend kur dola nga zyra e tij dhe po thosha, ‘Cristiano u rikthye, Gareth Bale, ne po kthehemi’ pasi kishim fituar titullin dhe gjithçka”, përfundoi francezi.

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ukraina ‘top prioritet’ – tha Rutte, teksa zyrtarisht mori postin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s
Next Article James Cameron drejtuar Bill Gates: Vështirë të shkruajmë fanta-shkencë në botën e AI-s

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?