By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Drejtuesit e Real Madridit të pakënaqur me Ancelottin pas barazimit në derbi ndaj Atleticos
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Drejtuesit e Real Madridit të pakënaqur me Ancelottin pas barazimit në derbi ndaj Atleticos
Sport

Drejtuesit e Real Madridit të pakënaqur me Ancelottin pas barazimit në derbi ndaj Atleticos

admin
Last updated: 01/10/2024 15:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Real Madridi nuk e nisi sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe përkundër faktit që ngushtoi diferencën me Barcelonën në vetëm tri pikë, ‘Los Blancos’ mbetën me një shije të hidhur pas barazimit në derbin lokal ndaj Atletico Madridit të dielën.

Ky barazim ishte i treti për madrilenët në katër udhëtimet si mysafir këtë sezon, pasi më herët kishin barazuar ndaj Mallorcas dhe Las Palmas.

Fajtori kryesor për këtë situatë, të paktën tek Real Madridi po konsiderohet trajneri Carlo Ancelotti.
Relevo ka raportuar se ‘zërat autoritar’ brenda klubit nuk janë të bindur nga disa vendime të tij dhe mendojnë se skuadra duhet të luajë më mirë me burimet që ka në dispozicion.

Këto dyshime fokusohen më së shumti pas barazimit ndaj Atletico Madridit në derbi, aty ku Reali pësoi gol në sekondat e fundit të takimit, ndërsa Lucas Vazquez dhe Fran Garcia u inkuadruan në lojë duke zëvendësuar Luka Modric dhe Rodrygon.

Ancelotti e mbrojti vendimin që mori pas ndeshjes, duke thënë se do ta bënte të njëjtën sërish. Ai nuk ka shumë opsione në bankë, por mund ta kishte përdorur Arda Guler.

Tekniku italian nuk e pati të lehtë këtë fillim sezoni, pasi disa lojtarë u lënduan dhe Kylian Mbappes i duhet ende kohë për t’u përshtatur me ekipin dhe sistemin e ri të lojës.

Zëvendësimet e Ancelottit janë një temë diskutimi në hierarkinë e klubit të cilët besojnë se aktivizimi i tepërt i Modric, mungesa e minutave për Arda Guler, politika e tij e rotacioneve që të gjitha janë arsye për ta vënë në pikëpyetje trajnerin.

You Might Also Like

Zyrtare: Barcelona transferon Karim Adeyemin

Brenda një muaji u thyen dy rekorde transferimesh – pse mesfushorët anglezë po vlejnë mbi 100 milionë euro?

Juventusi synon transferimin e portierit argjentinas

Kombëtarja e njohur po shqyrton një ankesë ndaj Donald Trumpit për përfshirje në Kupën e Botës

Pas humbjes nga Spanja, argjentinasit kërkojnë përsëritjen e finales së Botërorit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çfarë po bëjnë vendet për të larguar shtetasit e tyre nga Libani?
Next Article Aksion i përbashkët i Doganës dhe ATK-së në dhjetë lokacione në Pejë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?