By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fshati Bojanë, kultivuesit e prodhimeve bujqësore, të paktë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fshati Bojanë, kultivuesit e prodhimeve bujqësore, të paktë
Maqedoni

Fshati Bojanë, kultivuesit e prodhimeve bujqësore, të paktë

admin
Last updated: 06/10/2024 15:53
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 tetor – Të paktë janë bujqit të cilët merren me prodhimin e kulturave bujqësore në vendin tonë dhe po ashtu edhe në fshatin Bojanë këtë vit kemi më pak prodhim se vitin e kaluar. E gjithë kjo ka ndikuar si shkak i çmimeve të larta të produkteve bujqësore që produkti final të del siç duhet po ashtu ka ndikuar edhe mungesa e punëtoreve dhe breshëri i cili ka dëmtuar shumë kultura bujqësore në vendin tonë. Rrushi i Bojanës këtë vit shkon 100 denarë për kilogram.

Banorët e fshatit Bojanë të Shkupit thonë se janë të pakët ata që merren me bujqësi në këtë fashat, ndërsa vreshtat i punojnë moshat mesatarisht mbi 50 vjeç, pasi siç thonë banorët shumica e të rinjve janë larguar jashtë shtetit.

“Më herët ishte më ndryshe, punë fshati kishte mjaftë por kishte edhe rregulla, tani punë nuk ka, kanë ikur të gjithë njerëzit në kurbet dhe kemi ngelur vetëm në të moshuarit. Ne çfarë të bëjmë, as të mbjellim as të korrim e as të punojmë, fushat kanë mbetur pa njerëz. As në mal ke njerëz e as në fushë, në atë kohë kishte edhe në mal edhe në fushë që punonin punë fushe e tani më nuk ka, kemi mbetur vetëm të moshuarit dhe s’mund të bëjmë asgjë”, tha një banor i Bojanës.

Ka shumë që punojnë apo pak? Po, pak janë. Perse nuk punohet? Janë larguar jashtë. Çmim nuk kishte më herët, na bëjnë dëm edhe derrat e egër, tani janë paraqitur edhe çakajtë, vjedullat bëjnë dëm. “Ikin të rinjtë dalin jashtë, papunësi e madhe, ja tash me transportin nuk ka.” Dikush ka mbjellë edhe të reja dhe nëse është ky çmim bisedojnë se do t’i kthehen përsëri rrushit. Më herët kemi punuar vreshta, shalqinj, misër, apo shkurt të themi, tryezën tonë e kemi siguruar vetë, tha një banor tjetër.

Blerësit e rrushit të Bojanës thonë se edhe pse çmimi këtë vit është i lartë, përsëri blejnë pasi në këtë mënyrë ndihmojnë ata pak kultivues të rrushit që kanë ngelur në këtë fshat.

“Rrushi i Bojanës thonë se është rrushi më i mirë. Po është e vërtetë, ashtu thuan edhe më të moshuarit. Po ja ta provojmë sot. Ju jeni udhëtar rasti dhe ndalove të blesh rrush? Po, rastësisht. Isha në Shkup dhe ndalova rastësisht. Çmimet si u duken? Cmimet janë pakës të larta për standardin tonë. çmimet janë të larta“, u shpreh një qytetar.

Për promovimin e bujqësisë dhe rrushit të Bojanës, në këtë fshat, për të tetin vit me radhë organizohet festivali i rrushit. Ky organizim bëhet nga vetë banoret e fshatit Bojanë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Elfete Ismaili u zgjodh kryetare e Asamblesë së Gruas të Aleancës për Shqiptarët (VIDEO)
Next Article Rritet numri i grave me kancer në gji në Strugë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?