By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Mendoja se po bënte shaka”, Cannavaro zbulon se si e mori vesh që kishte fituar Topin e Artë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > “Mendoja se po bënte shaka”, Cannavaro zbulon se si e mori vesh që kishte fituar Topin e Artë
Sport

“Mendoja se po bënte shaka”, Cannavaro zbulon se si e mori vesh që kishte fituar Topin e Artë

admin
Last updated: 11/10/2024 11:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Legjenda italiane Fabio Cannavaro ka zbuluar se një gazetar i France Football e ndoqi atë në shtëpi pas një seance stërvitore me Real Madridin, për ta informuar atë se e ka fituar Topin e Artë.

Cannavaro e fitoi Topin e Artë në vitin 2006, disa muaj pasi kishte udhëhequr Italinë drejt triumfit në Botëror.

Ish-mbrojtësi iu bashkua Real Madridit nga Juventusi pas skandalit të Calciopolit atë verë dhe fitoi çmimin më të rëndësishëm individual për një futbollist disa muaj më vonë.

“Një gazetar i France Football erdhi në Valdebebas në Madrid. Unë isha në makinën time dhe dëgjova dikë duke bërtitur ‘Fabio, Fabio’”, ka thënë fillimisht Cannavaro.

“Unë e ndalova makinën. Ai kishte mbetur pa frymë dhe filloi të bisedonte me mua. Ai më tha, ‘Më duhet të flas me ty. Unë punoj për France Football’, dhe pastaj më dha kartën e tij të biznesit”.

“Unë i thash, ‘Po shkoj në shtëpi’, dhe ai më pyeti: ‘A mund të vij me ty? Më duhet të bisedojmë për një çështje të rëndësishme për Topin e Artë’”.

“Ai më pas u fut në makinë dhe më tha: ‘Shikoni, e di se ka shumë kohë para ceremonisë, por nga votat është zbuluar se ju keni fituar Topin Artë’”.

“Unë mendoja se ai po bënte shaka me mua. E telefonova gruan time dhe i thashë po vij në shtëpi me një mik i cili më tha se do ta fitojë Topin e Artë”, deklaroi ai.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Tifozët e Omonias mblidhen në Prishtinë para duelit me Dritën në Conference League

Asani pas golit në Championsin aziatik: “Së bashku luftojmë, së bashku fitojmë”

Rasmus Hojlund dhe Amir Rrahmani ende në dyshim për ndeshjen ndaj Interit

Xabi Alonso: Guler është një kombinim në mes Ozilit dhe Gutit

Nga Asani te Manaj, Shqipëria i ka heronjtë e saj, Kuqezinjtë e ëndërrojnë Botërorin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Rama vizitë në Hungari, pritet në takim nga Orban
Next Article Fillojnë hetimet në objektin në të cilin shpërtheu zjarr në Çair

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?