By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Il Giornale”: Qendrat në Gjadër dhe Shëngjin janë gati, pas pak ditësh mbërrijnë emigrantët e parë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Il Giornale”: Qendrat në Gjadër dhe Shëngjin janë gati, pas pak ditësh mbërrijnë emigrantët e parë
Shqipëri

“Il Giornale”: Qendrat në Gjadër dhe Shëngjin janë gati, pas pak ditësh mbërrijnë emigrantët e parë

admin
Last updated: 11/10/2024 14:39
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Siç njoftoi qeveria pak javë më parë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri kanë përfunduar, thuhet në artikullin e botuar në të përditshmen italiane “Il Giornale”.

Sipas asaj që mësohet nga burime ekzekutive, kampi në Gjadër është dorëzuar dy ditë më parë për kolaudim, ndërkohë që qendra e pritjes në Shëngjin është tashmë gati.

Dy qendrat do të jenë funksionale në fillim të javës së ardhshme, kur do të fillojnë të mbërrijnë emigrantët e parë.

Gjithë vëmendja e Evropës është përqendruar te projekti italian, i konsideruar nga shumë njerëz si një model i vlefshëm për t’u kopjuar nga i gjithë Bashkimi Evropian – në përpjekje për të zgjidhur problemin e migrantëve të parregullt, për të cilin tashmë ankohen të gjitha vendet.

“Nuk ka ende një propozim konkret, por mund të shihet për shembull marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë. Ajo që na duhet tani është të kemi më shumë detaje, zgjedhja e vendit është një aspekt, por ka edhe të tjera”, ministri suedez për Migracionin, Johan Forssell, pas mbërritjes në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Luksemburg – i mbledhur posaçërisht për të diskutuar propozimin për “qendrat e kthimit”, qendrat për transferimin e emigrantëve jashtë BE-së.

“Është koha për t’i trajtuar këto diskutime rreth zgjidhjeve inovative në një mënyrë më konkrete, për të kuptuar nëse ato janë të mundshme për t’u aplikuar apo jo”, shtoi Forssell.

Një qëndrim i ndarë edhe nga ministri i Brendshëm Bruno Retailleau, i cili “nuk përjashton asnjë zgjidhje apriori” për të frenuar flukset migratore.

Një qëndrim i përbashkët me atë të ministrit të Brendshëm francez, Bruno Retailleau, i cili “nuk përjashton asnjë zgjidhje apriori” për të frenuar flukset migratore.

“Nuk duhet të përjashtojmë asnjë zgjidhje apriori, duhet të përdorim të gjitha zgjidhjet inovative”, tha Retailleau duke iu përgjigjur propozimeve të Italisë dhe Hungarisë.

Megjithatë, ministri sqaroi se kjo masë nuk mund të zbatohet për azilkërkuesit në Francë, në përputhje me rendin kushtetues.

Projekti italian në Shqipëri – i cili do të zhvillohet me ardhjen e emigrantëve dhe përmirësimet e mundshme – mund të jetë pikënisja për një projekt evropian dhe në mbarë komunitetin – siç paraqitën 15 vendet e BE-së në një letër dërguar Komisionit ku kërkonin vlerësimin e hipotezës dhe formulimin e një propozimi në përputhje me paktin Itali-Shqipëri.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hasani: Shqipëria në orët e fundit për çeljen e negociatave me BE-në, hap më tej i njohjes së seriozitetit të reformave
Next Article Mbahet në Tiranë Samiti i V i Gruas Shqiptare të Diasporës, Hasani: Vota e diasporës, moment historik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?