By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbahet në Tiranë Samiti i V i Gruas Shqiptare të Diasporës, Hasani: Vota e diasporës, moment historik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Mbahet në Tiranë Samiti i V i Gruas Shqiptare të Diasporës, Hasani: Vota e diasporës, moment historik
Shqipëri

Mbahet në Tiranë Samiti i V i Gruas Shqiptare të Diasporës, Hasani: Vota e diasporës, moment historik

admin
Last updated: 11/10/2024 14:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë sot në Samitin e V të Gruas Shqiptare të Diasporës.

Në fjalën e tij gjatë këtij samiti, Hasani vuri theksin te rëndësia e pjesëmarrjes së grave të diasporës në procesin zgjedhor të ardhshëm, duke e cilësuar votën e tyre si një moment historik për demokracinë shqiptare.

“Një lajm i mirë është që në zgjedhjet e pranverës së ardhshme, vota e anëtarëve të Diasporës do të garantohet nga vendi i tyre pritës, duke bërë të mundur një të drejtë kushtetuese, por dhe një kërkesë të vazhdueshme nga diaspora jonë. Vota e diasporës është një moment historik dhe një “borxh” që u kthehet shqiptarëve që jetojnë jashtë”, u shpreh ministri Hasani.

Gjatë fjalimit të tij në Samitin e Gruas Shqiptare, ministri Hasani vuri theksin tek krijimi i Regjistrit të Diasporës së Kualifikuar dhe zbatimi i programeve kombëtare dhe atyre të përbashkëta me institucione ndërkombëtare.

Ai shtoi se, “tërheqja e anëtarëve të kualifikuar të diasporës është një nga sfidat më të rëndësishme për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe strukturat e saj”.

“Me kënaqësi konstatoj se këtij regjistri i shtohet edhe ky rrjet i Gruas së Diasporës Shqiptare”, theksoi Hasani

Samiti i V i Gruas së Diasporës, organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe Dhoma e Biznesit të Diasporës, mblodhi për të pestin vit radhazi në Tiranë përfaqësuese të diasporës nga mbarë bota.

Samiti u mbajt nën moton “Leading the Way to the European Union,” duke theksuar rolin udhëheqës të grave shqiptare në përparimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Il Giornale”: Qendrat në Gjadër dhe Shëngjin janë gati, pas pak ditësh mbërrijnë emigrantët e parë
Next Article KLP, projektraport të ri për vlerësimin etik e profesional të 3 prokurorëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?