By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Xhixho: Qeveria kërkon të vendosë nën kontroll kërkimin shkencor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Xhixho: Qeveria kërkon të vendosë nën kontroll kërkimin shkencor
Shqipëri

Xhixho: Qeveria kërkon të vendosë nën kontroll kërkimin shkencor

admin
Last updated: 11/10/2024 14:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka akuzuar qeverinë se po përpiqet që të vendosë nën kontroll kërkimin shkencor.

Duke iu referuar projektligjit të ri për “Shkencën dhe Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë”, nënkryetarja e Partisë së Lirisë shkroi sot në rrjetet sociale se po cenohet liria akademike dhe autonomia e institucioneve të arsimit të lartë.

Sipas Xhixhos, qeveria ka shkelur hapur nenin 3 të ligjit për arsimin e lartë, ndërsa bie në kundërshtim me nenin 58 të Kushtetutës për lirinë akademike.

“Projektligji ka mbirë papritur në tryezat e Kuvendit, pa një konsultim paraprak me stafet akademike, sepse qëllimi nuk është aspak mbështetja e kërkimit shkencor. Projektligji i ri u heq kompetencat profesorëve dhe departamenteve, duke e kthyer shkencën në monopol të qeverisë”, u shpreh Xhixho.

Sipas saj, me nenin 10 të projektigjit të ri krijohet Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, i përbërë nga 19 anëtarë, ku 16 janë nga qeveria dhe vetëm 3 nga universitetet dhe komuniteti shkencor, që ka për qëllim t’i japë qeverisë monopolin e shkencës. “Vendimmarrja për financimin e punimeve shkencore do të varet gjithashtu nga Rama”, shkruan Xhixho.

Në përmbyllje të reagimit të saj Xhixho bën thirrje që të ndalohet miratimi i këtij projektligji dhe t’i hapet rrugë një diskutimi të gjerë ku duhet detyrimisht të përfshihen stafet akademike, departamentet dhe vetë kërkuesit shkencorë.

You Might Also Like

Qeveria i kalon Bashkisë Shkodër 89.65% të aksioneve të shoqërisë “Duhan Cigare” në likuidim

Pas heqjes së non gratës, Berisha merr vizën për të udhëtuar drejt SHBA

Bushati: As 2 milionë protestues nuk e detyrojnë Ramën të japë dorëheqjen

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Luigj Vathi merr drejtimin e Kufirit dhe Migracionit në Korçë

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Opozita, protestë para bashkisë së Tiranës
Next Article Ish-deputeti Jurgis Çyrbja në SPAK: Sqarime për një çështje kur drejtoja Hipotekën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?